Revoltohet Fatos Lubonja: Ambasadorët te ne marrin 10-15 mijë euro dhe nuk bëjnë asgjë

Postuar: 30/08/2016 - 11:01

Analisti Fatos Lubonja, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, ka folur mbrëmë në lidhje me ligjin e Vetingut, i cili pritet të votohet sot në Parlament.

Lubonja, i njohur për sensin e tij kritik, ka folur edhe në lidhje me rolin e ambasadorëve në Shqipëri, madje duke hedhur edhe akuza ndaj tyre. Sa i përket ligjit të Vetingut, kaq shumë i debatuar, Lubonja thotë se ai nuk do ta pastrojë Shqipërinë, madje nuk do ta shpëtojë nga e keqja e madhe.

Në lidhje me qëndrimet edhe punën e ambasadorëve, analisti thotë se disa prej tyre marrin nga 10 deri në 15 mijë euro. Sipas tij, situata politike në vend nuk është aspak e mirë ndërsa opozitën e quan të pafuqishme.

“Është iluzion që me këtë Vetingun do të pastrohet Shqipëria. Situata politike është mpirë, opozita është e pafuqishme. Vetingu nuk mjafton për të pastruar këtë të keqe kaq të madhe këtu. Ambasadorët jetojnë mirë këtu, në vila. Marrin rroga nga 10-15 mijë euro. Ne rropatemi, ndërsa këta marrin kaq shumë para dhe nuk bëjnë asgjë. Por këtu jemi në vendin e çudirave, kështu që pritet çdo gjë”, ka deklaruar Lubonja.

Edhe pse nuk ka përmendur emra konkretë, duket se analisti i njohur i referohet dy ambasadorëve më të rëndësishëm në vendin tonë atij të SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin. Që të dy këta kishin një rol thelbësor në miratimin e reformës në drejtësi me konsensus mes palëve dhe pa insistimin e tyre vështirë se do të kishte një produkt final. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: