Rezervat shitën karburant “penal” të Durrësit me 99, 6 lekë litri

23/07/2013 - 16:58

 Një firmës “e zgjuar” fierake blen lirë në Tiranë karburantin e sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, të njoftuar për ankand një ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

TIRANË, 23 korrik 2013 –Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit në Tiranë, në varësi të Kryeministrit Sali Berisha, njofton se në ankandin e zhvilluar më 15 korrik 2013 për shitjen, sipas njoftimit të publikuar më 24 qershor 2013, të provës materiale (141 603 kg lëndë djegëse) që i përkiste procedimit penal nr. 1290/2012, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, ofertuesi i vetëm, një firmë nga Fieri, e bleu të gjithë sasinë për 14 milionë e 100 mijë lekë me gjithë tvsh brenda.I ra që çmimi mesatar për një litër të ishte 99.57 lekë, por “gallata” është seDrejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit në Tiranë nuk specifikon llojin e lëndës djegëse: mazut, gazoil, benzol, benzinë, vajguri apo karburant avionësh.Në njoftimin e bërë më 24 qershor 2013 vlera fillestare e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit në Tiranë ishte 14 018 697 lekë me tvsh, me çmim 99 lekë litri.Pas tenderit të “suksesshëm”, Rezervat e Shtetit fituan o,57 lekë për litër, në total 81 303 lekë!

Nuk dihet se ç’mendojnë prokurorët e Durrësit për këtë shitje karburanti “penal”, pasi dhe vet ata janë konsumatorë nafte / benzine për automjetet e tyre.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: