Riarrestohet Ermal Matishi në Itali

22/04/2015 - 09:20

22 prill 2015 - Ermal Matishi, 31 vjeç, u arrestua nga karabinierët e qytezës së Valencas (Valenza) në Provincën e Napolit, sepse kishte për të shlyer një dënim prej 30 muajsh burg dhe 20 000 eurosh gjobë. Ermali kishte precedentë të shumtë penalë në Itali dhe në Shqipëri. Që nga viti 2006 deri në janar 2015, kur u kap se kishte vjedhur vetëm 50 euro, ai kishte kryer në Itali disa krime kryesisht kundra pronës dhe personit. Në Shqipëri, në Elbasan, ishte arrestuar për shpërndarje drogë në vitin 2010. Karabinierët pasi e arrestuan Ermalin, e dërguan në burgun Kantielo (Cantiello) të qytetit të Gaetës.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: