Rihanna shtatzënë, por kush është babai i fëmijës?

11/12/2014 - 12:59

11 dhjetor 2014 -  Rihanna mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë. Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare po skpekulojnë se këngëtarja 26 – vjeçare mund të jetë shtatzënë.

Ishin fansat e RiRit që hodhën dyshimet e para, pasi këngëtarja nuk është shfaqur shpesh në publik muajt e fundit, ndërsa ajo që e përforcon më shumë, është një prej këngëve që ajo po përgatit, ku teksti thotë: “bebi rritet brenda meje”.

Sipas gazetës amerikane Hollywoodlife.com, dy burime të ndryshme pranë Rihannës thonë se prej disa kohësh këngëtarja ka ndaluar që të pihet duhan në studio të regjistrimit.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ylli i “Diamond” ndërsa pyetja që lind natyrshëm është: Cili është babai i fëmijës, nëse ajo është shtatzënë?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: