Rita Ora: Majlinda më bëri të qaj, krenare që jam shqiptare!

09/08/2016 - 09:29

E arta Majlinda Kelmendi ka bërë të ndjehet krenar një popull i tërë dhe gjithë shqiptarët e kosovarët kuydo që janë, pas suksesit që arriti në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Krenare është ndjerë edhe patriotja e saj, Rita Ora, e cila ka postuar një fotografi të medalistes, ndërsa është shprehur se sa krenare ndihet që është shqiptare, e veçanërisht kosovare.

Në llogarinë e saj në “Instagram” Rita ka shkruar:

“Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq! Vazhdo, vazhdo, vazhdo Majlinda Kelmendi, ne po bëjmë tifo për ty vajzë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: