Sekuestrohen 2.5 kg kanabis, dy në pranga

17/04/2013 - 10:35

ELBASAN, 17 prill 2013- Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 2.5 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Sipas burimeve zyrtare, postblloku i policisë ka kryer kontroll fizik në automjetin e Dervish Rustës, 19 vjeç nga Elbasani janë gjetur dhe sekuestruar 1 kg kanabis.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit, Gëzim Maloku, 38 vjeç, po nga Elbasani janë gjetur dhe 1.5 kg kanabis të tjera.

"Po keshtu gjate kontrollit te baneses se ushtruar shtetasit Gezim Maloku, banori i lagjes Beqir Dardha Elbasan, iu gjet e iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi materiali bimor i paketuar i cili ngjason me lenden narkotike te llojit cannabis sattiva me peshe prej 1 kg e 500 gr", thuhet në njoftimin e policisë së Elbasani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: