Shëtitorja e kodrës së Currilave pa ndërhyrje. Vidhen pllakat e trotuarit, thahen për një pikë ujë pemët (VIDEO)

Postuar: 21/07/2016 - 16:46

49 milionë lekë ishte fondi që u miratua nga Këshilli Bashkiak i Durrësit për  kryerjen e punimeve emergjente nga rrëshqitjet e dherave në Kodër Vilë në mbledhjen e 4 Qershorti të 2016.

45 ditë më pas situata në këtë zonë me vlera atraktive për të gjithë dursakët, e turistët nuk ka asnjë ndërhyrje. Dherat e rrëshkitur janë çimentuar mbi shëtitoren e betonit e cila ka rënë disa metra poshtë në vende të ndryshme.  E si të mos mjaftonte kjo edhe pemët që u mbollën janë drejt tharjes. Që prej prishjes së shëtitores pemët nuk vaditen më nga askush, përveçse në rastet kur nga qielli bie ndonjë pikë shi.

Janë qytetarët e Durrësit, por edhe turistët që e vërejnë më së miri këtë situatë. Shqetësimi vjen në këtë sezon turistik pasi shëtitorja rrëzë kodrës është e papërdorshme, për shkak të dëmtimit dhe jashtë funksioni ka dalë po ashtu edhe trotuari ku një pjese të kosiderueshme të tij duket se i janë vjedhur pllakat.

Ata që merren me sport e dilnin vraponin në këtë zonë, tani nuk kanë më asgjë nga shëtitorja e bukur. Të gjithë qytetarëve të apasionuar pas natyrës e qetësisë, iu mungon pjesa më me vlerë e qytetit.

Në sipërfaqen e kodrës bregdetare të Currilave duken tashmë vende-vende, gropa të mëdha të krijuara si pasojë e shkëputjeve të dherave. Terreni në këtë pjesë të kodrës është i thyer dhe thuajse bie pingul mbi det. Edhe ato pak pemë të mbjella e të kultivuara, pisha e shkurre janë shembur në rrugë duke e lënë lakuriq të gjithë faqen. Disa shtëpi në majë të kodrës janë në zgrip të humnerës duke rrezikuar në mënyrën më serioze dhe më të frikshme jetën e qytetarëve që banojnë në to. Edhe muret mbrojtëse, kabllot e energjisë elektrike, ato të ujësjellësit dhe telefonit kanë përfunduar copa-copa të shpërndara gjithandej duke bërë të mundur vetëm krijimin e imazhit, se më parë ato kanë qenë në vendin e tyre. Që nga koha e ndërtimit të lokaleve buzë detit në gjatësinë e rrugës nga Brryli për në Currila, kjo shëtitore mbetet më e frekuentuara. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: