10 ushqimet që na plakin para kohe

16/05/2019 - 17:51

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura (dhe dhëmbët) janë pasqyrë e moshës sonë.

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundërt kemi edhe pasoja.

Por cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç’jemi?

Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” radhit dhjetë prej tyre.

1) Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Të dytët janë alkoolet. Përvec sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Çuditërisht e treta në listën e doktor Ariel Ostad është vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve ndaj këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të pritet të paktën 1 orë e më pas të lahen dhëmbët.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eleminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

6) Qoftet dhe sallamet. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Dora e rëndë me kripën në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, thotë Ostad, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

9) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

10) Limonatat. Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad, limoni është shkatërrimtari më i madh.ë gjejmë veten të plakur para kohe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët.

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, h

Trupi ynë akumulon toksina pasi ne jemi vazhdimisht duke u ekspozuar në ditët e sotme drejt tyre nëpërmjet ushqimit, kimikateve, ndotjes

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po p

Kanceri dhe shumë sëmundje të tjera mund të zbulohen nga një teknologji revolucionare që pritet të hyjë në përdorim pas dy viteve.

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.

Një nga problemet më të zakonshme që hasen në verë është padyshim dehidratimi, i cili evitohet vetëm përmes konsumit të shumë lëngjeve.

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.