Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

10 vitaminat që duhet të marrë çdo grua dhe çdo vajzë për një shëndet të mirë

28/01/2019 - 09:15

Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura. Kryesisht femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të marrin me patjetër këto vitamina dhe të shmangin disa probleme me shëndetin:

1.Vitamina C

Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin. Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.

2.Vitamina B7

Vitamina B7 ose biotini është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore. Ndihmon në shëndetin e mirë të gjëndrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve. Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave. Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji. Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.

3.Vitamina E

Kjo vitaminë ka aftësinë antimoshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën. Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet. Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.

4.Vitamina A

Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike. Janë të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuara.

5.Vitamina B6

Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar. E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.

6.Vitamina K

Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me fletë jeshile.

7.Vitamina B9

Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës. Mund ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.

8.Vitamina B2

Vitamina B2 njihet si riboflavinë dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjen normale. Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metabolizmin dhe funksionet nervore. Të pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.

9.Vitamina B12

Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave. Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës. Gjendet te vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe cerealet e fortifikuara.

10.Vitamina D

Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona.

Strijat zakonisht fillojnë si të kuqe ose vjollcë dhe ngadalë ndryshojnë ngjyrën e tyre në të bardhë me kalimin e kohës.

Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon.

Një studim i ri  i kryer në Turqi nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që shquhet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë, tregon

Konsumimi i tepërt i sheqerit të shtuar mund të ketë shumë efekte negative në shëndet.

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese.