5 arsye të çuditshme pse shtoni në peshë

23/08/2014 - 13:34

23 gusht 2014 - Ankthi për t'u peshuar çdo ditë për të parë nëse keni fituar ose humbur qoftë disa gram, është i kuptueshëm në personat të cilët janë obezë, ose dhe nën peshën normale. Por a e dini se një çekuilibrim hormonal nga mungesa e vitaminave në dietën tuaj, mund të bëjë të ndryshoni peshën tuaj?!

“Shumë njerëz mund ta quajnë shtimin në peshë një zgjedhje të jetesës, por në të vërtetë janë organet tona të cilat reagojnë ndaj faktorëve të ndryshëm që ne nuk mund t’i kontrollojmë", thotë Robert J. Hedaya, MD, profesor në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown.

Këtu po ju japim shtatë çështje të shëndetit që qëndrojnë mes jush dhe peshës tuaj, dhe disa këshilla ideale për t’i rregulluar ato.

1.Jeni në depresion

Shumë medikamente anti-depresive mund të shkaktojnë shtim në peshë, kështu që nëse ju jeni në depresion dhe jeni duke marrë pilula për të, duhet të prisni të shtoni në peshë diku mes 2 deri në 6 kilogram. Gjëja më e mirë për ju në këtë rast është që të ushtroheni, të bëni ushtrime fizike që të ruani peshën normale të trupit tuaj.

2.Po merrni pilula kontraceptive

Ka një listë të gjatë të barnave që mund të shkaktojnë shtim në peshë. Nëse ju jeni duke marrë pilula që kontrollojnë shtatzëninë, kontraceptivë hormonalë, steroide, apo të tjera pilula për sëmundje të zemrës dhe presionin e gjakut, atëherë keni shanset për të shtuar në peshë.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të konsultoheni me mjekun tuaj, që të zëvendësojë këto pilula me të tjera, që kanë funksion të ngjashëm.

3.Trupit tuaj i mungojnë disa vitamina

Një ndër arsyet kryesore pse ju mund të shtoni peshë, edhe pse nuk ushqeheni shumë, është mungesa e një sërë vitaminave, si ajo D, magnezi ose hekuri që mund të përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Mënyra më e mirë për të zëvendësuar këto mungesa, është të ndiqni një dietë që përmban këto vitamina.

4.Po plakeni

Kjo është një nga arsyet e cila nuk mund të shmanget sot. Me kalimin e viteve metabolizmi i njeriut ngadalësohet dhe ju nuk mund të merrni aq kalori sa merrnit kur ishit më të rinj. Po çfarë mund të bëni? Duhet që të ushtroheni më tepër, dhe mos harroni, jo të gjitha kaloritë që merrni kanë lidhje me peshën. Ngrënia e perimeve dhe ushqimeve me proteina e përshpejtojnë metabolizmin, në krahasim me karbohidratet, që gjenden te buka, orizi, makaronat etj.

5.Keni sindromën ‘Cushing’
Shtimi në peshë shoqërohet me presion të lartë të gjakut, osteoporozë dhe ndryshime në tonin e lëkurës tuaj, duke përfshirë kthimin e saj në ngjyrë të purpurt. Kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj nuk është duke përpunuar ushqimet si duhet, si pasojë e një çrregullimi në gjendjen tuaj mbiveshkore. Sindroma i quajtur ‘Cushing’, prek vetëm 15 persona, në çdo një milion të rritur në vit. Sindroma ‘Cushing’ bën që pesha në trupin tuaj të shpërndahet në pjesën e mesit të trupit tuaj (barku), duke lënë krahët dhe duart më të holla.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Keni provuar të zgjatni flokët tuaj, por përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme?

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Te qumështi i nënës është zbuluar një substancë antimikrobike, një lloj antibiotiku natyral, i cili mbron nga bakteret e rrezikshme dhe f

Duket e pabesueshme, por në fakt ekzistojnë ushqime që mund t’ju shuajnë urinë e t’i shijoni pa shtuar kilogramë.

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.