5 shenja që tregojnë se mund të jeni prekur nga anemia

30/06/2014 - 21:47

30 qershor 2014 - Anemia është një sëmundje e cila mund të mos konsiderohet si shumë e rrezikshme në fillimet e veta, por në rast se avancon, rreziqet e saj mund të shndërrohen fatale për shëndetin, ndaj nuk duhet t’i neglizhoni aspak shenjat fillestare të saj. Mjekët këshillojnë të tregoni kujdes ndaj mungesës së hekurit, acidit folik dhe vitaminës b 12 në organizëm.

Ja cilat janë 5 shenjat që tregojnë se mund të jeni prekur nga anemia.

Ndiheni të lodhur- Disa persona mund të ndihen të përgjumur pavarësisht se mund të kenë pushuar normalisht.

Takikardia- Ritmi i zemrës është më i shpejtë. Në rast se rrahjet e zemrës bëhen të shpeshta pa kryer aktivitet fizik apo sforcon më të vogël, gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i drejtoheni mjekut.

Thonj dhe flokë delikate- Tregoni kujdes veçanërisht nëse thonjtë tuaj thyhen dhe nëse flokët shfaqen të çekuilibruar dhe bien.

Tharja e gojës- Ndër simptomat e anemisë është edhe tharja e gojës, gjë që vjen kryesisht prej mungesës së hekurit.

Vështirësi në frymëmarrje- Kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm. Sipas ekspertëve 3% e fëmijëve më të vegjël se dy vjeç, rrezikojnë që të jenë të prekur nga mungesa e hekurit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të mbajtur një person të shëndetshëm.

Afër 48.000 amerikanë dhe më shumë se 640.000 njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me kancer oral (qelizat kancerogjene mund të s

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes.

Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve, pasi është në gjendje të stimulojë qelizat staminale që rrethojnë rrënjët e flokëve,

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore.

Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa diagnostikim d

Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka veti aq të rëndësishme dhe të dobishme sa FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përfshirë atë