5 ushqime që garantojnë dhëmbë të shëndetshëm

08/01/2015 - 19:17

  • Ekzistojnë në fakt pesë lloj ushqimesh që garantojnë dhëmbë të shëndetshëm, dhe fatmirësisht janë lehtësisht të sigurueshme.

8 janar 2015 - I gjeni më poshtë:

Çaji jeshil - Duket se çaji jeshil është një ilaç i vërtetë për reduktimin e shumë problemeve shëndetësore. Veçanërisht sa i takon higjienës orale. Kjo pasi në sajë të elementëve që përmban lufton bakteret dhe parandalon infeksionet. Ata persona që pijnë rregullisht çaj jeshil kanë më pak probleme me dhëmbët, kavon orale etj. Gjithashtu pirja e përditshme e çajit jeshil, vonon dëmtimin dhe rënien e dhëmbëve me kalimin e viteve. 

Luleshtrydhe, kivi dhe agrume të tjera - Që të gjithë i njohim vetitë e vitaminës C, por një rol themelor ajo luan edhe për dhëmbët, pasi parandalon degredimin e kolagjenit. Në dallim nga sa mund të mendohet, kivi dhe luleshtrydhet janë ato që përmbajnë përqendrimin më të madh të vitaminës C, por mund të konsumohen edhe agrume të tjera që e përmbajnë këtë vitaminë. 

Arra, bajamet dhe frutat e thata - Kanë përmbajtje të lartë të proteinave vegjetale dhe garantojnë forcimin e dhëmbëve nëpërmjet elementëve si fosfori, magnezi, potasi, zinku dhe kalciumi. 

Qepët - Janë elementi kyç për t’iu dhënë shije ushqimeve mesdhetare, por shumë pak e i njohin vetitë e tyre në rast se konsumohen të gjalla. Gjithë sekreti është në përmbajtjen e squfurit tek qepa e papjekur, i cili i shton vetit antibakteriale qepës, duke shkatërruar bakteret e pranishme në gojë. Këshillohet konsumi sa më i shpeshtë i qepës së gjallë, në sallatra apo në variante të ndryshme. Në këtë mënyrë parandalohen edhe kariet e dhëmbëve. 

Mollët dhe majdanozi -  Frutat dhe perimet që përmbajnë acid janë shumë të rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Mollët dhe majdanozi luajnë rol pastrues për dhëmbët dhe stimulojnë prodhimin e pështymës. Përtypja e këtyre ushqimeve luan rol të rëndësishëm për shëndetin dhe pastrimin e dhëmbëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.