6 ushqime që burrat duhet t’i hanë çdo ditë

23/11/2019 - 09:10

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.

Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen. Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta.

Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë. Në këtë artikull listohen disa nga këto ushqime të cilat ndihmojnë shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.

Spinaqi
Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.

Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.

Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.

Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve.

Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi
Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza.

Ndaj konsumimi i kosit apo qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë e rëndësishme.

Mjaftojnë jo më shumë se 80 gramë në ditë për një trup të shëndetshëm dhe pa probleme.

Domatet
Domatet janë të pasura me liktopene që janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit. Këta antioksidantë sipas mjekëve kanë treguar se i mbrojnë meshkujt nga sëmundjet e prostatës.

Patatet
Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të burrave teksa mosha kalon. Ideja e të hequrit tërësisht nga dieta e përditëshme e tyre në mënyrë që të dobësoheni është e gabuar. Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme. Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe me vitaminë C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjish.

Shalqi
Njëjtë si domatet edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës. Konsiderohet si një super-ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që nxjerr toksinat nga organizmi./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku.

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta.

Nëse trupi juaj është larg të qenit perfekt, me siguri që presionin e ardhjes së verës po e ndjeni edhe më shumë.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.