7 gjëra që dentisti mund të kuptojë duke parë gojën tuaj

20/08/2014 - 12:03

20 gusht 2014  - Ndonjëherë dentisti mund të jetë po aq i aftë të gjejë problemet e trupit tuaj, sa një mjek specialist. Kjo, sepse goja tregon shumë për gjendjen tuaj shëndetësore.
Teksa dentistët “inspektojnë” gojën tuaj dhe ju pyesin se sa shpesh i pastroni dhëmbët me pe, ata nuk janë të interesuar vetëm për dhëmbët e dëmtuar, pasi goja tregon shumë për shëndetin në përgjithësi. Nuk është e rastësishme që dentistët të kërkojnë shenja të kancerit oral, kur ekzaminojnë gojën tuaj. Por ka edhe disa probleme shëndetësore të tjera më pak të rrezikshme, që goja i rrëfen.

“Nëse sytë janë dritarja e shpirtit, goja është dritarja e trupit”, thotë dr. Stuart Froum, president i Akademisë Amerikane të Periodontistëve, dentistë që përqendrohen te sëmundjet e indeve periodontale ose ndryshe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Problemet shëndetësore kanë më shumë gjasa të shfaqen te mishi i dhëmbëve dhe brenda gojës, më tepër se te dhëmbët vetë. Megjithatë, nëse nuk i kushtohet rëndësia e duhur gjendjes së mishit të dhëmbëve, problemet me dhëmbët mund të bëhen alarmante. Shumë shpesh njerëzit i injorojnë këto çështje.

“Shoh njerëz që vijnë çdo ditë me veshje të bukura, thonj të bërë, flokë të rregullt, ata janë shumë të interesuar për shëndetin, por kanë vite pa shkuar te një dentist”, thotë ai.

Rreth 50 për qind e të rriturve kanë një formë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve, që mund të çojë në shkatërrim të dhëmbit apo në probleme të tjera shëndetësore.

Shtatë gjërat që një dentist mund të kuptojë duke parë gojën tuaj

Nëse jeni shtatzënë. Të fryra të vogla dhe të skuqura në mishin e dhëmbit tregojnë nëse një femër është shtatzënë. Këto të fryra nuk janë të dëmshme, por lidhen me ndjeshmërinë e rritur të gojës, që do të thotë se disa femra kanë nevojë për kujdes shtesë kur janë shtatzëna. “Një herë i thashë një vajze që ishte shtatzënë, kur ajo akoma nuk e kishte kuptuar”, tregon dentisti.

Të fryrat rozë janë shenjë e anemisë. Dr. Sally Cram, këshilltar pranë Lidhjes Amerikane Dentare, pohon se të fryrat rozë mund të tregojnë për anemi te personi që vizitohet. Kur njerëzit kanë mungesë hekuri, mishi i dhëmbëve të tyre e humb ngjyrën normale të kuqe dhe kthehet në rozë apo të bardhë.

Ilaçet kundër depresionit gërryejnë dhëmbët. Antidepresivët shpesh thajnë lëngjet e gojës duke rritur gjasat e prishjes së dhëmbëve. Nëse këto ilaçe ndihmojë shërimin e depresionit, ato ulin nivelin e pështymës, që sillet si një agjent mbrojtës për dhëmbët. Dentistët që e vërejnë këtë problem mund të rekomandojnë spraj për të nxitur pështymën.

Nëse jeni të stresuar apo në ankth. Froum thotë se gjatë provimeve të shkollës së mjekësisë, i vijnë shumë pacientë që ankohen për probleme me mishrat e dhëmbëve, duke iu shprehur se ngjarja i ka ndodhur në çastin më të keq. Ajo që ata nuk dinë, është fakti se çasti i tyre më i keq, e ka nxitur këtë problem. Për shkak se njerëzit e kanë bërë zakon të neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve, me rritjen e nivelit të stresit shfaqen edhe problemet.

Infeksionet te dhëmbët dhe te mishi mes tyre, janë shpesh tregues të diabetit.Dentistët mund të jenë diagnostikuesit e parë të diabetit për shumë pacientë që mund të ankohen për infeksion apo dhembje. Një person që ka probleme me sheqerin në gjak, është akoma më i ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Të fryrat e kuqe mund të jenë tregues të sëmundjeve të sistemit imunitar. Sëmundjet të cilat bëjnë që sistemi imunitar të jetë hiperaktiv dhe të shkatërrojë inde të mira, mund të dallohen edhe nga pikat e kuqe te mishi i dhëmbëve. Një rast i tillë është edhe ulcera.

Sëmundjet e zemrës lidhen me problemet te mishrat e dhëmbëve. Personat që kanë probleme me mishin e dhëmbëve kanë më tepër gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës. Kërkuesit mendojnë se kjo lidhje mund të jetë për shkak të problemeve me inflamacionin kronik. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.