7 mënyra për të evituar erën e keqe të gojës

16/06/2014 - 16:35

16 qershor 2014 - Këshillat e mëposhtme vijnë prej një eksperti te higjienës orale, Phil Stemmer, i cili citohet nga Daily Mail.

1.    Pini kafe, por pa qumësht. Kombinimi i te dyjave çon ne fermentimin e ambientit te gojës, për pasoje ere te keqe. Rekomandohet një gote ujë pas kafesë.
2.    Ne mëngjes një gote çaj jeshil. I pasur me polifenole, ai është ne gjendje te neutralizoje gazrat sulfurike qe prodhohen prej baktereve te kavitetit oral.
3.    Kujdes me alkoolin. Ky është ne gjendje te thaje mukozën e gojës, frenon prodhimin e pështymës.
4.    Konsumoni kos. Dy here ne dite për gjashte jave rresht është ne vetvete një kure e mire për ata qe e kane këtë problem.
5.    Mos përtypni çamçakëzin për një kohe te gjate. Kjo pasi përtypja e tij ne mënyrë te vazhdueshme, provokon prodhimin e acideve tretës ne stomak, i cili përgatitet për ardhjen e ushqimit, qe ne te vërtetë është veçse një iluzion, pasi po përtypim vetëm çamçakëz.
6.    Orientohuni me shume drejt konsumit te ushqimeve krokante. Kjo pasi këto ushqime kërkojnë me shume kohe për tu përtypur dhe njëkohësisht eliminojnë baktere qe prishin erën e gojës.
7.    Ushqimet qe rekomandohen për ere te pastër te gojës janë molla, majdanozi, sedano, karotat.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjet

Jeni mbipeshë dhe nuk dini se si të humbisni kilogramët e tepërt?

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshm

Sipas një studimi të zhvilluar në Japoni, është zbuluar se ngrënia e kërpudhës mund të ketë zvogëluar rrezikun nga kanceri i prostatës.

Shkaku i krijimit të varësisë nga kokaina është një gen.

Siç e dimë me fillimin e shtatorit fillojnë edhe punët tona profesionale për të rriturit dhe shkollat për fëmijët por këto shoqërohen me

Kanceri po tejkalon sëmundjet kardiovaskulare dhe po kthehet në shkakun kryesor të vdekjes.