8 ushqime për të rritur lumturinë

05/12/2018 - 20:46

Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar?

Kjo është dhe koha që duhet të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorni këto 8 ushqime që do ju sjellin gëzim dhe largojnë stresin dhe rritin humorin tuaj.

Bananet janë ideale kur ndiheni të stresuar apo i lodhur.

Asparagu i shijshëm dhe i lehtë për t’u gatuar në rastet kur jeni në fund të energjive.

Majaja e birrës mund të përzihet me kos dhe fruta për të pasur një produkt më të shijshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë. Por kjo nuk duhet të jetë një arsye për të pirë më shumë birrë.

Rrushi, ju ndihmon kur jeni të trishtuar ose mund të pini lëng rrushi gjithashtu, por pa alkool.

Gruri, me siguri do mendoni se do ju shëndoshë, por provoni të hani bukë të bërë krejtësisht nga gruri dhe do të vëreni se çdo gjë do të shkojë më mirë.

Midhjet mund t’ju sjellin menjëherë buzëqeshjen dhe nuk është nevoja të shkoni në restorant, mund t’i konsumoni ato edhe kur jeni në shtëpi.

Melasa, lëng i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose të kallamit të sheqerit, ka më shumë kalçium se qumështi, më shumë hekur se vezët dhe shumë potas.

Por është shumë i ëmbël dhe nuk duhet abuzuar. Mjafton të përdorni pak melasë në një ëmbëlsirë se sa sheqer. Për më tepër kjo të bën të ndihesh i lumtur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stina e re sjell ndryshime edhe në organizëm me një rritje të nivelit të serotoninës dhe dopaminës gjatë ditëve; pasojat janë më shumë lë

Një përqafim i thjeshtë mund të ketë efekte të thella psikologjike si:

1. Ul frikën nga vdekja

Një studim i kryer së fundmi, e përforcon teorinë sipas së cilës përdorimi i mishit të kuq, sallamit apo proshutës e rrit dukshëm rreziku

Mitet që përfliten ngado për gjumin dëmtojnë shëndetin dhe humorin, si dhe shkurtojnë jetët tona.

Të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë, përkundër asaj që mund të keni dëgjuar.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Konsumi i vezëve të paktën 4 herë në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve.

Kulumbria është një shkurre në formën e një druri të vogël që rritet deri në 5 metra lartësi.