Aktivitetet fizike ndihmojnë për gripin

12/01/2020 - 21:40

Aktiviteti fizik edhe kur jemi me grip ka efekte pozitive mbi shëndetin. Pra, edhe në dimër, stina kur prekemi më shumë nga viruset dhe sëmundjet stinore, aktiviteti fizik luan rol pozitiv dhe nuk duhet ndalur.

Nuk është problem nëse kemi virozë, kollë, grip, me përjashtim të një rasti, kur kemi temperaturë, vetëm atëherë të ushtruarit duhet ndalur, shkruan KlanPlus.

Ekspertët thonë se gjatë një ushtrimi fizik, provokohet rritja e temperaturës trupore, dhe kur sëmundja shoqërohet edhe më këtë simptomë, atëherë temperatura kompleksive mund të shkaktojë problem pasi mund të arrijë në nivel jo të sigurtë.

Ndërsa, në rastin kur viroza nuk shoqërohet me të, aktiviteti apo stërvitja rrit frekuencën kardiake, bën zemrën të pompojë dhe favorizojë  fluks gjaku të shëndetshëm.

Në rastet kur hundët janë të bllokuara dhe frymëmarrja është e rëndë, këshilla është vetëm ulja e intensitetit dhe të ridimensionohet deri në një nivel të tolerueshëm. Kujdes duhet përsa i përket notit, pasi zakonisht klori në pishina vështirëson më tepër frymëmarrjen dhe përkeqëson situatën shëndetësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.