Aktiviteti fizik ju mundëson një jetë më të shëndetshme

26/01/2015 - 00:33

  • Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë fizik dhe mendor. 

  26 janar 2015 -  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njerëzit që bëjnë rregullisht aktivitet fizik të moderuar kanë më pak mundësi të preken nga sëmundjet kronike si: diabeti tip 2, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale apo sëmundjet mendore.

Aktiviteti fizik i moderuar përfshin ecjen e shpejtë, vallëzimin, punën në kopsht, punën në shtëpi, lojërat dhe sportet me fëmijë, mbajtjen/lëvizjen e ngarkesave më pak se 20 kg etj.

OBSH-ja rekomandon së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar, gjatë 5 ditëve të javës. Sipas OBSH-së, kjo do të reduktonte rrezikun nga sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50% dhe do të zvogëlonte sëmundjen hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.

Ndërkohë të ngasësh biçikletën, në vend të makinës është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fiskulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori.

Ky aktivitet, sipas specialistëve të shëndetit, mund të bëhet nga njerëz të të gjitha moshave. Për të rinjtë, lëvizja me biçikletë do të ishte perfekte për një trup të bukur dhe të shëndetshëm, ndërsa për më të moshuarit një sport ideal, pasi mosha nuk u lejon të kryejnë aktivitete më të rënda sportive.

Specialistët pohojnë se është provuar që të ngasësh biçikletën ndikon në shëndetin mendor, pasi ul dukshëm stresin. Nëse keni vendosur të arrini në një destinacion të caktuar, kur të mbërrini do të ndiheni më të relaksuar dhe ekzaltuar se kurrë. "Do ndiheni të lumtur për veten dhe botën që ju rrethon", shprehen ata.

Por, nga ana tjetër, të ngasësh biçikletën është më shumë sesa argëtim, pasi i sjell dhe shumë të mira komunitetit tuaj. Një biçikletë është një makinë më pak në rrugë, që do të thotë më pak zhurmë, që ndikon gjithashtu në shëndet, si dhe më tepër ndërveprim me njerëzit.

Por t’i japësh biçikletës do të thotë t’i bësh një favor të madh mjedisit dhe njerëzimit, duke mos e ndotur me gazrat dhe vajrat aq të dëmshme për jetën tonë, pohojnë më tej specialistët e shëndetit. Eshtë i pamohueshëm fakti që të kesh një biçikletë do të thotë më shumë vende për parkim, por dhe më pak stres në kaosin e trafikut të mbingarkuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.