Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, heroina, hashashi apo duhani. Në këtë përfundim arrin një studim i financuar qendra britanike për drejtësinë dhe krimet, i publikuar në revistën shkencore ‘Lanset’.

Studimi e kategorizon alkoolin në krye të listës me 20 droga që shkaktojnë dëme shëndetësore dhe jo vetëm, si për përdoruesit ashtu edhe personat që kanë lidhje me ta. Studiuesit i japin alkoolit 72 pikë nga 80 që është edhe maksimumi i dëmit.

Pas tij, renditet heroina me 55 pikë vlerësimi, kokaina e kristaltë me 54 dhe metamfetamina me 33 pikë. Megjithatë, alkooli e ka më të ulët nivelin e vdekshmërisë që shkakton sesa drogat e tjera të forta.

Konsumuesit e alkoolit u shkaktojnë më shumë dëme të tjerëve, se drogat e tjera. Ato lidhen me nivelet e larta të kriminalitetit; vrasjeve, vjedhjeve, janë problematikë në marrëdhëniet familjare e shoqërore. Ndërsa dëmet më të mëdha, konsumuesit i shkaktohen nga kokaina e kristaltë, heroina e duhani.