Ankthi është i trashëgueshëm, mund të transmetohet nga prindërit te fëmijët. Konkluzioni i publikuar në revistën e Neuroshkencës është arritur pas një studimi të gjatë të kërkuesve amerikanë të universiteteve të Wisconsin, të Californisë dhe Maryland mbi majmunët.

Ata kanë studiuar një grup prej 378 të rinjsh të primatëve duke identifikuar zonat e trurit që aktivizohen gjatë ankthit dhe duke faktuar se ky lloj aktivitetit është i trashëgueshëm dhe mund të transmetohet nga prindi te fëmija. Pra temperamenti me ankth, reagimet ndaj vetëmbrojtjes dhe gjendja koshiente janë të gjitha të lidhura me paraardhësit.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm për studimin dhe fokusin tek prodhimi i trajtimeve efikase, nga momenti që kurat aktuale ndërhyjnë mbi simptomat dhe jo mbi mekanizmat që shkaktojnë ataket e ankthit. Madje kërkuesit thonë se qëllimi është të ndërhyhet që në moshë të hershme aty ku është nevoja, në mënyrë që të shpëtohet e ardhmja e adoleshentëve.