Arsyet përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve

08/09/2020 - 08:20

Bananet janë ndër frutat më të mira për shëndetin e organizmit. Si fruti ashtu edhe lëkura ofrojnë një sërë vlerash të rëndësishme për mirëqenien tonë.

Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6. Ekspertët këshillojnë që njeriu mund të konsumojë dy banane në ditë. Ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë për të gjitha të mirat që ofron ky frut, veçanërisht fijet e brendshme që veshin tulin e frutit.

Arsyet përse nuk duhet t’i hidhni fijet e bananeve

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se këto fije lidhëse të quajtura “Phloem” përbëhen nga qeliza të gjalla, që mundësojnë ushqyerjen me vitamina dhe minerale të frutit.

Ato janë shumë të pasura me vlera njësoj si i gjithë fruti. Këto fije të holla janë të mbushura me kalium, fibër, vitaminat A dhe B6. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminën C e cila fuqizon sistemin imunitar, sidomos gjatë ndryshimit të stinëve.

Ato shërbejnë si arterie duke transportuar gjithçka që i nevojitet frutit për tu rritur dhe pjekur.

Për më tepër, në varësi të fijeve, njeriu mund të dallojë nëse fruti është gati për tu ngrënë. Nëse fijet janë të ngjitura fort pas tulit të bananes, atëherë bananja është e papjekur. E kundërta ndodh në rastin e bananes së pjekur. Mund ta keni vënë re se kur hani një banane të pjekur, fijet në fjalë hiqen shumë më lehtë nga tuli.

Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve. Ajo i bën mirë edhe zemrës sepse përmban shumë kalium.

Sa i përket diabetit, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të hanë vetëm një banane në ditë, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, sidomos në rastin e bananeve të pjekura fort. /AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme.

Idea se njerëzit më inteligjentë janë disi më të rrezikuar nga çrregullimet mendore është pasqyruar gjerësisht në filma e romane, por tas

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja vonë në darkë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin.

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë se gjumi i mjaftueshëm e cilësor është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëq

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri.

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin?