Vezët konsiderohen si baza e çdo mëngjesi anë e mbanë botës, por një herë e një kohë nuk ka qenë kështu. Në fakt, mëngjesi nuk konceptohet dot pa vezë, të ziera apo të skuqura qofshin.

Aroma e vezëve mund të jetë e padurueshme për disa, ndërsa për të tjerë përçon imazhin e një mëngjesi të hareshëm e të bollshëm me familjen. Veza është e paracaktuar të hahet mëngjes, një traditë kjo e trashëguar nga brezi në brez për arsye të panjohura deri më tani.

Përse hamë vezë në mëngjes
E para, njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë.

Ideja e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë. Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë. Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë (jo domosdoshmërisht), fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes.

Me kalimin e viteve, Evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm. Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë. Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm./AgroWeb