Astmatikët, më të rrezikuarit nga koronavirusi. Mjekët: Duhet të izolohen deri në 3 muaj

21/03/2020 - 18:31

Përveç personave të moshuar, të sëmurët kronikë, dhe personat me imunitet të dobët, edhe astmatikët duhet që të bëjnë shumë kujdes dhe të zbatojnë distancën sociale.

Jonathan Van-Tam, Zëvendës Shefi i Mjekësisë në Angli, thotë se këshillat për distancën sociale për këto grupe njerëzish janë shumë të rrepta.

E këshillueshme nga mjekët është që këta persona të izolohen për 3 muaj në mënyrë që të parandalojnë infektimin nga COVID-19.

Vetëm në Angli, rreth 5 milionë persona preken nga astma në vit ku mesatarisht 200 mijë prej tyre kanë dhe komplikacione.

Kjo sëmundje bën që rrugët e frymëmarrjes, tubat e vegjël që mbajnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive, të ngushtohen, duke e bërë më të vështirë frymëmarrjen.

Koronavirusi i ri është një sëmundje e frymëmarrjes dhe kështu mund të përkeqësojë simptomat e astmës. Mund të çojë në një krizë të astmës duke rrezikuar edhe jetën e personave.

Pas një temperature të lehtë dhe kollë të vazhdueshme, COVID-19 mund të shkaktojë gulçim dhe shtrëngim në gjoks, duke shkuar edhe deri në pneumoni.

Grupet me rrezik të lartë përfshijnë gjithashtu njerëz me sëmundje të tjera kronike të frymëmarrjes afatgjata, të tilla si sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit.

Sipas një studimi në Kinë, rreth 6 përqind e pacientëve të infektuar me COVID-19 të cilët gjithashtu kishin një sëmundje kronike të frymëmarrjes vdiqën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në mjekësinë popullore, lëngu i bamjes dhe vetë kjo perime konsiderohet jetësore kun dër një sërë sëm undjesh.

Frutat e thata janë të pasura më shumë vlera ushqyese.

Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera ekzotike, të cilat janë kthyer në trend.

Ilaçi "Ibuprofen" në fillimin e pandemisë shkaktoi polemika sepse sugjerohej se rëndonte infeksionin e koronavirusit te të sëmurët.

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.