Bajame dhe hurma arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

09/06/2021 - 08:11

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të arrorëve të ndryshëm për të zbutur shqetësimet emocionale gjatë pandemisë por edhe për të përmirësuar humorin Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni.

Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninën ose hormonin e lumturisë. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës. Kjo e fundit ka ndikuar gjerësisht në cilësinë e gjumit. Lexuesit kanë shprehur shumë interes për kurat më të mira natyrale të gjumit në këtë kohë, e ku ka më mirë se bajamet.

Bajame dhe hurma arabie, formula perfekte për gjumë të qetë

Kjo kurë funksionon ndryshe nga ato tradicionale që merren përpara orës së gjumit. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë tetë arra dhe dy hurma Arabie në mëngjes. Besojeni ose jo, ngrënia e mëngjesit luan një rol të ccmuar për gjumin. Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi beson se po jeton në krizë ushqimore dhe prodhon hormonet e stresit. Sa më gjatë të jeni të stresuar aq më e keqe do të jetë cilësia e gjumit.

Nëse ju hani mëngjes të shëndetshëm rregullisht, trupi kupton që ka ushqim mjaftueshëm dhe nuk ndihet i stresuar dhe nuk prek sistemin e gjumit dhe të energjisë. Gjumi është i rëndësishëm edhe kundër mbipeshës. Mungesa e tij ju nxit të konsumoni më shumë ushqime që japin kënaqësi të menjëhershme por që janë të dëmshme për shëndetin. Përveç gjumit, konsumi i tetë bajameve dhe dy hurmave të thata është një hap i duhur drejt rënies nga pesha dhe përshpejtimit të metabolizmit.

Bajamet dhe hurmat, sipas ekspertëve, e përshpejtojnë metabolizmin me të paktën 10 përqind. Kësisoj, përfitimi nga kjo formulë është i dyfishtë. Jo vetëm që do të jeni më pak të stresuar por edhe do të ndëmerrni hapa të shëndetshëm drejt peshës ideale dhe do të flini më mirë. Kjo po që është një formulë shpërblyese./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ndodh rëndom që nga hovi dhe shpejtësia e lëvizjes, njeriu lëndohet dhe ndrydh këmbën ose kyçet.

E keni pyetur veten se sa ushqim duhet të konsumoni gjatë ditës? Me siguri shpesh!

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin.

Adoleshenca na ka mësuar të gjithëve me aknet në fytyrë, por kur ato shfaqen në zona të tjera, atëherë ndoshta duhet të tregoni kujdes.

Thuhet se çka nuk na vret na bën më të fortë dhe shpesh na leverdis ta besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për sfida të mëdha, strese e shqe

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Qershia, fruti i qershorit dhe i verës, është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura.

Të qëndrosh i hidratuar është çelësi për shëndetin dhe mirëqënien tuaj.