Çfarë duhet të hajë një burrë për mëngjes për shëndet të fortë

25/11/2020 - 08:38

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës. Tek ky i fundit përfshihet padyshim edhe ushqyerja, racionet dhe vaktet. Ndër vaktet më të rëndësishme për shëndetin e një burri (por edhe të çdo njeriu patjetër) është mëngjesi.

Një studim i vitit 2019, shpjegon se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e atakut në zemër mbi moshën 45 vjeçare me thuajse 27 për qind. Për më tepër, burrat që nuk hanë mëngjes dhe hanë darkë të vonë përballen me një rrezik shumë të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një burrë duhet ngrënë minimalisht 2 orë para gjumit.

Çfarë duhet të hajë një burrë për mëngjes

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për burrat që të kenë një mëngjes energjik janë:

• Domatet

• Salmoni i pjekur

• Tërshëra

• Barishtet

• Vezët e ziera

• Salçiçet me mish gjel deti

• Gjalpi i arrorrëve

• Avokado

• Kosi

• Gjiza

Ekspertët këshillojnë që një burrë të ushqehet mirë dhe bollshëm për mëngjes. Një vakt minimal për tekat e një burri, por i mirë për shëndetin e tij duhet të përbëhet nga produkte bulmeti (qumësht, kos, djathë), një burim karbohidrati (bukë drithi të plotë, petullë apo drithëra) dhe fruta të plota.

Disa Ide Të Thjeshta Për Vakte Të Nevojshme

Ekspertët e AgroWeb.org, këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një burri.

• mëngjes – dy feta buke me drith të plotë të thekura, një domate, një gotë qumësht dhe një racion fasule shoqëruar me një mollë dhe një kafe.

• drekë – 65 gramë mish të pjekur, sallatë jeshile, ose mikse, një fetë djathë dhe dy feta buke drithi të plotë.

• pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.

• darkë – 100 gramë peshk, një racion pilaf, një patate e zier, gjysëm racioni kungulleshka të tiganisura ose ziera dhe gjysëm racioni brokoli të zier.

• mbrëmje – sallatë frutash dhe 100 gramë kos pa yndyrë. /AgroWeb.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë rua

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë.

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

Një pjesë e mirë e jona e përdorin vajin e ullirit për të gatuar apo në sallata, por pak e dinë që përfitimet më të mëdha prej i marrim d

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.