Çfarë i ndodh organizmit nëse hani djathë në mëngjes

28/06/2020 - 13:18

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij? Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh. Sipas të dhënave, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë. Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

Është shumë i thjeshtë për t’u tretur

Sipas të dhënave, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë. Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban. Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

Ka përqindjen më të ulët të yndyrës

Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse. Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

Një burim i mirë i proteinës

Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina. Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

Plot me vitamina

Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori. Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja. Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira. Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë. Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit. Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

Një probiotik fantastik

Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

Ndihmon në shëndetin e kockave

Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit. Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në sh

Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e rinj për fëmijët e tyre, është sesa qumësht duhet të pinë.

Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.