Çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse nuk bëni dush për dy ditë

12/08/2020 - 20:19

Të bërit dush është një rutinë e përditshme për shumicën prej nesh, por nëse ndonjëherë e neglizhoni duhet ta mendoni dy herë. Sipas mediave te huaja nëse nuk bëni dysh për dy ditë, ne trupin tone mund te ndodhe të shumohen bakteret.

Njerëzit mbajnë rreth 1.000 lloje të baktereve në trupin e tyre, përfshirë 40 lloje të kërpudhave, por edhe pse shumica e këtyre baktereve janë të mira për ne, është e nevojshme që t’i ndihmojmë në luftimin me bakteret e këqija.

Bakteret janë gjithashtu shkaku i erës së trupit. Në fakt, gazrat e lëshuar nga bakteret, thuhet se mund të çojnë në rreth 30 erëra të këqija. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bindur që të bëni dush shpesh, ekziston një arsye tjetër.

Dushi ndihmon për të mbajtur pa njolla lëkurën duke parandaluar krijimin e vajrave në lëkurë.

“Djersa e kripur e cila thithet nga rrobat pranë lëkurës tuaj, çon në acarim dhe rritjen e gërvishtjeve të vogla ose prishjen e lëkurës,” tha mjeku Holly L. Phillips, për “Women’s Health. “Kjo mund të rrisë rrezikun tuaj nga infeksione bakteriale dhe kërpudhore, si bakterie staf ose kërpudhat që shkaktojnë kruajtje.”

Pasi të bëni dush, Phillips thotë se është thelbësore të ndryshoni rrobat tuaja që keni pasur në punë apo palestër. Dermatologët rekomandojnë që gjithmonë t’i mbani sqetullat dhe fytyrën e pastër, pasi këto zona thuhet se janë veçanërisht të prirura për tërheqjen e baktereve.

Por ka një lajm të keq edhe për ata që bëjnë dush shumë shpesh dhe me kohë të gjatë. Kjo gjë nuk i bën mirë lëkurës suaj. Të qëndrosh shumë kohë në dush, mund të heqësh vajrat nga trupi juaj, të cilat mund ta lënë lëkurën tuaj të ndjehet e thatë dhe e acaruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo.

Darka, si vakti i fundit i ditës luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë ek

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se kur lindi ideja e të paturit jastëk dhe se kur datojnë këta të fundit, përgjigjen do ta gjeni në M

Pavarësisht nëse djersiteni në palestër ose thjesht sepse po ecni, kjo mund të nënkuptojë t’i jepni trupit tuaj një hov për shëndetin

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Atë e gjejmë të freskët, t

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.