Çfarë ndodh nëse hani hudhër me stomak bosh

16/11/2019 - 09:12

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend. Megjithatë, sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, kjo perime është e para që duhet ngrënë në mëngjes.

Ekspertët kanë kryer shumë studime sipas të cilave, njeriu duhet të konsumojë hudhër përpara se të hajë apo pijë. Në këtë mënyrë dhe krejt e vetme, hudhra do të ketë aftësi më të forta kundër mikrobeve dhe infeksioneve.

Kjo ndodh sepse kur jeni pa ngrënë, bakteret janë tejet të ekspozuar dhe të brishtë. Më poshtë do të ndiqni nga AgroWeb.org të gjitha arsyet përse hudhra duhet ngrënë me stomak bosh.

Përse duhet ngrënë hudhra me stomak bosh
Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra duhet ngrënë me stomak bosh sepse largon simptomat e hipertensionit, rregullon tensionin e gjakut dhe nxit funksionin normal të mëlçisë.

Ajo është ideale kundër problemeve në stomak, sidomos diaresë.

Ajo promovon një tretje të shkëlqyer dhe oreks të mirë.

Hudhra vjen në ndihmë edhe kundër stresit dhe nervozizmit.

Jo pa arsye, hudhra është njohur gjithnjë si një ushqim me aftësi shëruese.

Në mjekësinë popullore, ajo konsiderohet një nga ushqimet më të mira për pastrimin e organizmit.

Disa studime thonë se hudhra mund të ketë efekte anësore tek pacientët që marrin medikamente kundër HIV/AIDS-it.

Përfitime të tjera që vijnë nga përdorimi i hudhrës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.

Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.

Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.

Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.

Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku.

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta.

Nëse trupi juaj është larg të qenit perfekt, me siguri që presionin e ardhjes së verës po e ndjeni edhe më shumë.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.