Çfarë paralajmërojnë rrudhat në ballë

11/09/2018 - 11:29

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Një studim i prezantuar në Konferencën Europiane të Kardiologjisë në Mynih zbuloi se njerëzit me më shumë rrudha për moshën e tyre kishin rrezik më të madh për të vdekur nga kjo sëmundje.

Studiuesit thanë se rrudhat mund të lidhen me arteriosklerozën, ngurtësimin e arterieve për shkak të krijimit të pllakave. Arterioskleroza është një kontribues i madh për sulme në zemër dhe probleme të tjera kardiovaskulare.

Ndryshimet në proteinën e kolagjenit, e cila i jep strukturë flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe stresi oksidativ duket se luan një rol si në aterosklerozë, ashtu edhe në rrudha.

Studimi sugjeroi se enët e vogla të gjakut në ballë mund të jenë më të ndjeshme ndaj krijimit të pllakës që do të thotë se rrudhat mund të jenë shenjë e plakjes së enëve.

Autorët zbuluan se njerëzit më rrudha kishin një rrezik vdekjeje pak më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa njerëzit pa rrudha.

Studimet e mëparshme kanë analizuar shenja të ndryshme të dukshme të plakjes për të parë nëse ato paralajmërojnë sëmundje kardiovaskulare, ku është zbuluar një lidhje me rënies së flokëve te meshkujt, rrudhave të llapës së veshit dhe rrezikut të lartë të sëmundjes së zemrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kafeja ose çaji kur jemi jashtë shtëpisë shpesh pihet në gota plastike, por kjo nuk është alternativa më e shëndetshme.

Stina e re sjell ndryshime edhe në organizëm me një rritje të nivelit të serotoninës dhe dopaminës gjatë ditëve; pasojat janë më shumë lë

Një përqafim i thjeshtë mund të ketë efekte të thella psikologjike si:

1. Ul frikën nga vdekja

Një studim i kryer së fundmi, e përforcon teorinë sipas së cilës përdorimi i mishit të kuq, sallamit apo proshutës e rrit dukshëm rreziku

Mitet që përfliten ngado për gjumin dëmtojnë shëndetin dhe humorin, si dhe shkurtojnë jetët tona.

Të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë, përkundër asaj që mund të keni dëgjuar.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Konsumi i vezëve të paktën 4 herë në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve.