Cilat ushqime nuk skadojnë – Si t’i ruani për më shumë jetëgjatësi

10/02/2020 - 08:43

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që nuk skadojnë kurrë dhe mund të hahen edhe pas shumë viteve.

Mjalti

Mjalti është një nga ato ushqime jetëgjata që nuk të zhgënjejnë kurrë.

Ky virtyt i mjaltit i atribuohet punës së palodhur të bletëve dhe përpunimit të mjaltit i cili nuk mund të prishet për qindra vjet me rradhë.

Mjalti mund të ndryshojë paraqitjen dhe ngjyrën por nuk prishet kurrë.

Orizi

Nëse ruhet siç duhet, orizi i bardhë mund të zgjasë për vite të tëra.

Orizi duhet ruajtur në enë qelqi të mbyllura mirë me kapak dhe të jetë i mbrojtur nga insektet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kavanozët me oriz duhen mbajtur në vende të errëta dhe të thata.

Fasulet e thata

Fasulet nuk prishen për mbi 30 vjet me radhë.

Konfirmimi vjen nga disa studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilëve niveli i tretjes së proteinës që përmbajnë fasulet nuk ndryshon në këtë hark kohor.

E vetmja gjë që u ndodh fasuleve nëse ruhen për kaq vjet është se forcohen.

Megjithatë fasulet mund të zbuten duke shtuar gjysëm luge me sodë buke në gatim.

Kafeja

Ekspertët thonë se kafeja mund të ruhet jo vetëm për 6 muaj apo një vit, por edhe për 20 vjet më rradhë.

Kokrrat e kafesë përmbajnë sasi kafeinë dhe në mungesën e substancave artificial ruajtëse, ato jetojnë gjatë.

Mjafton që kafeja të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.

Sheqeri

Jetëgjatësia e sheqerit varet tërësisht nga mënyra e ruajtjes.

Sheqeri është në vetvete një substancë ruajtëse dhe mund të qëndrojë i paprishur më vite me rradhë.

Ruajeni në kavanozë qelqi në vende të freskëta, të thata dhe mbajeni larg milingonave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ende nuk dihet shumë për koronavirusin, por dihet mirë se sa shkatërruese mund të jetë për trupin e njeriut.

Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshëm që mund të hani, e mbushur me proteina, fibra, vitamina A, B6 dhe C, kalium, mangan, magnez

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.