Covid-19, si ndikon grupi i gjakut mbi rrezikun e prekjes

21/10/2020 - 11:59

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më rëndë. Ndërsa subjektet e grupit 0 do të ishin më pak të prekshëm nga Covid-19.

Këto përfundime u arritën nga analizat e kryera në të dy anët e Atlantikut nga ekipe të ndryshme shkencëtarësh që kanë studiuar popullata të ndryshme. Rezultatet mbi lidhjen midis llojeve të ndryshme të gjakut dhe rreziqet e kontraktimit të SARS-Cov-2 janë botuar në revistën e specializuar Blood Advances.

Teoria, e cila qarkullon prej disa muajsh, bazuar në studime të ndryshme të vogla, duket se forcohet: grupi i gjakut do të ndikonte jo vetëm në nivelin e rrezikut të kontraktimit të Covid-19, por edhe në probabilitetin e zhvillimit të infeksionit pak ose shumë të rëndë.

Të dhënat. Studimi i parë, i kryer në Danimarkë në 7,422 qytetarë që rezultuan pozitivë për koronavirusin, vëzhgoi njerëz më pak të infektuar midis njerëzve të grupit 0 dhe më shumë midis atyre që i përkasin kategorisë së gjakut A.

Në veçanti, 38.4% e pacientëve ishin të grupit të gjakut 0 (të cilit i përkasin 41.7% e popullsisë daneze).

44.4% e të infektuarve janë nga grupi A, që përfaqëson 42.4% në popullatën globale.

Studimi i dytë vjen nga Kanadaja, ku studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Vancouver punuan në të dhënat e më pak se 100 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19.

Nga pacientët në grupin A ose AB, 84% kishin nevojë për një aparat respirator. Krahasuar me 61% të atyre që ishin të grupeve të gjakut O ose B. Llojet A ose AB gjithashtu qëndruan më gjatë në njësitë e kujdesit intensiv – një mesatare prej 13.5 ditësh – sesa pacientët e llojeve 0 ose B, të cilët ishin rreth 9 ditë.

Sipas autorit të sondazhit Kanadez, Mypinder Sekhon, “lidhja midis grupeve të gjakut dhe rreziqeve të paraqitura nga infeksioni Sars-Cov-2 nuk ka të njëjtën rëndësi si ajo e pranisë së sëmundjeve para-ekzistuese”.

“Si mjek, unë ende mbaj mend tensionet e gjakut të pacientëve të mi”. Gjetje të ngjashme dolën nga hulumtimi i botuar në Qershor në New England Journal of Medicine, i cili vëzhgoi një rrezik 45% më të lartë për t’u sëmurur nga Covid mes atyre që i përkisnin grupit A. Studimi analizoi 1,900 pacientë të sëmurë rëndë në Itali dhe Spanjë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.

Lëngu amniotik është një ndër pjesët ndërtuese të ‘strehës’ së bebit në barkun e nënës.

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për t’i konsumuar gjatë ditëve të dimrit, megjithatë, duhet

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19.

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.

Kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha por edhe në shëndet.

Që nga fillimi i pandemisë, farmacitë shqiptare u ndeshën me një fenomen, atë të blerjes masive të vitaminave të ndryshme, si përgjegjëse