Dhimbja kronike, çfarë ju vjen në ndihmë për lehtësimin e simptomave

21/07/2019 - 10:41

Gjithkush përjeton dhimbje. Në fakt, dhimbja e papritur është një reagim i rëndësishëm i sistemit nervor, që ju ndihmon për të paralajmëruar dëmtimet e mundshme. Kur ndodh një lëndim, sinjalet e dhimbjes udhëtojnë nga zona e dëmtuar deri në trurin tuaj. Megjithatë, dhimbja kronike është e ndryshme.

Në këto raste, trupi juaj vazhdon të dërgojë sinjale të dhimbjes në tru edhe pas një dëmtimi të shëruar. Kjo mund të zgjasë disa javë, deri edhe në disa vite. Dhimbja kronike mund të kufizojë lëvizshmërinë tuaj dhe të zvogëlojë fleksibilitetin, forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj. Dhimbja kronike përcaktohet si dhimbje që zgjat të paktën 12 javë. Dhimbja mund të ndihet e mprehtë ose jo, duke shkaktuar një ndjesi djegieje ose dhimbjeje në zonat e prekura.

Mund të jetë e qëndrueshme ose me ndërprerje. Dhimbje kronike mund të ndodhë pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Disa nga llojet më të zakonshme të dhimbjes kronike përfshijnë: dhimbje koke, dhimbje postoperative, dhimbje mesi, dhimbje pas traumave, dhimbje të kancerit, dhimbje të artritit etj. Sipas “Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Dhimbjes”, më shumë se 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën kanë dhimbje kronike. Është shkaku më i zakonshëm i aftësisë së kufizuar në Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar rreth 100 milionë amerikanë.

TRAJTIMI

Qëllimi kryesor i trajtimit është të zvogëlojë dhimbjen dhe të nxisë lëvizshmërinë. Kjo do t’ju ndihmojë të riktheheni në aktivitetet tuaja të përditshme. Trajtimet mjekësore, modifikimi i stilit të jetesës ose një kombinim i këtyre metodave mund të përdoren për të trajtuar dhimbjen tuaj kronike. Në lehtësimin e dhimbjes kronike mund të ndihmojë fizioterapia, por edhe ajo që njihet si “terapia e mendjes”, pra, të qenit të relaksuar me anë të jogave apo teknikave të tjera meditative.

“BASHKËJETESA ME DHIMBJEN”

Nuk ka shërim për dhimbjen kronike, por gjendja mund të menaxhohet me sukses. Është e rëndësishme që të përmbahemi në planin tuaj të menaxhimit të dhimbjes për të ndihmuar në zbutjen e simptomave.

Dhimbja fizike është e lidhur me dhimbjen emocionale, kështu që dhimbja kronike mund të rrisë nivelin tuaj të stresit. Në këto kushte kujdesuni mirë për trupin tuaj, vazhdoni të merrni pjesë në aktivitetet tuaja të përditshme.

Mund të rrisni disponimin tuaj dhe të zvogëloni stresin, duke marrë pjesë në aktivitetet që ju pëlqejnë. Dhimbja kronike mund të bëhet pengesë për të kryer detyra të caktuara. Por izolimi i vetes mund t’ju japë një opinion më negativ për gjendjen tuaj, duke rritur ndjeshmërinë ndaj dhimbjes.

Së fundmi, kërkoni mbështetje! Miqtë, familja, mund t’ju japin një dorë dhe t’ju ofrojnë rehati gjatë kohës së vështirë. Nëse keni probleme me detyrat e përditshme ose thjesht keni nevojë për një nxitje emocionale, një mik i ngushtë apo i dashur mund t’ju ofrojë mbështetjen që ju nevojitet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Astma e fëmijërisë është sëmundja kronike më serioze mes fëmijëve sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja e jashtme deri në organizëm.

Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë.

Bëni një muaj plazh dhe në tetor dhe nuk keni më ngjyrën e çokollatës në lëkurë?

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo.

Moda, gjithnjë e më e përhapur në dieta, për të zëvendësuar një vakt me akullore fsheh diçka të jashtëzakonshme ...

Obeziteti është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) si sëmundja e shekullit dhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku.

Në stinën e verës akulloret janë përveçse shumë të shijshme  por edhe freskuese.

Në muajt e verës kur edhe shkollat janë mbyllur, fëmijët qëndrojnë me orë të zgjatura para ekranit të televizorit, i-pad apo edhe celular