Diabeti i tipit 2/ Zbuloni përse yndyrnat janë shkaku i vërtetë i sëmundjes

14/08/2020 - 08:50

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin. Nga viti 1980 deri në vitin 2014, numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 milionë në 422 milionë njerëz. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen. Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit. Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin e vërtetë të diabetit

Një studim i ri argumenton se diabeti i tipit 2 është një sëmundje që shkaktohet nga grumbullimi i yndyrnave në mëlçi. Kjo e fundit nxit më pas ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit prodhimin e sheqerit në gjak. I gjithë ky mekanizëm rrit edhe nivelet e insulinës në plazmë, duke përshpejtuar kështu prodhimin e yndyrës në mëlçi. Më pas, lipidet prekin shumë zona të tjera në organizëm, përfshirë edhe pankreasin. Ky i fundit është vendi ku ndodhen qelizat beta të cilat janë përgjegjëse për krijimin e insulinës. Ekspozimi afatgjatë ndaj acideve të yndyrnave të ngopura është shumë i dëmshëm ndaj qelizave beta, thonë ekspertët.

Mënyra më e mirë për luftimin e diabetit

Sipas ekspertëve në fjalë, ushqyerja e duhur dhe aktiviteti fizik mund të nxisin humbjen e depozitave të tepërta dhjamore në organizëm. Sa më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm të jetë ndryshimi në stilin e jetesës aq më i mirë do të jetë shëndeti i një diabetiku. Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit. Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin.

Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë. Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit. Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm. Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.

Çfarë duhet të konsumoni?

Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta. Kini kujdes me racionet, thonë ekspertët duke këshilluar që pjatat me mish të alternohen me sasi më të mëdha perimesh. Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë. Këto perime dhe barishte janë shumë të pasur me fibër e cila të mban të ngopur për shumë gjatë./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 23 milionë njerëz në të gjithë botën sëmuren çdo vit vetëm duke konsumuar ushqim

Karbohidratet janë pjesë ushqyese të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm.

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burr

Vetitë e mrekullueshme të aloe verës në trup janë të mrekullueshme dhe të gjithanëshme.

Idea se njerëzit më inteligjentë janë disi më të rrezikuar nga çrregullimet mendore është pasqyruar gjerësisht në filma e romane, por tas

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja vonë në darkë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin.

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më