Dieta e famshme me banane, çfarë e bën kaq të veçantë

15/10/2020 - 13:55

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën me banane? Kjo dietë e famshme kishte prezantuar Hitoshi Watanabe në librin e tij të quajtur “The Morning Banana Diet”.

Në mëngjes duhet të hani vetëm banane dhe të pini ujë me temperaturë të dhomës, ndërsa gjatë tërë ditës mund të hani çfarë të doni.

Gjithmonë pini një gotë ujë të nxehtë në mëngjes për të stimuluar metabolizmin. Pastaj, prisni një orë dhe hani një banane. Nëse ende jeni të uritur pas 20 minutave, hani një banane tjetër. Mirëpo, keni kujdes dhe hani vetëm banane të pjekura mirë.

Në librin e tij, Watanabe shpjegon që nuk duhet të konsumoni qumësht dhe alkool gjatë kësaj diete, si dhe ngrënia e fundit duhet të jetë në orën 20:00. Gjithashtu, flini më së largu në mesnatë, pasi shkencëtarët besojnë se qëndrimi deri në orët e vona ndërlidhet me obezitetin.

Për drekë dhe darkë mund të hani çfarë të dëshironi, ndërsa mes vakteve hani fruta.

Çfarë e bën këtë dietë kaq të veçantë?

Është shumë e shëndetshme. Bananet janë të pasura me fibra dhe kalium, prandaj e rrisin nivelin e energjisë. Bananet janë të lira për t’u blerë, prandaj nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para në produkte super të shtrenjta për humbje të peshës. Ngrënia e rregullt e mëngjesit e përmirëson metabolizmin dhe ju mban larg ngrënies së tepërt gjatë ditës. Nëse nuk pini kafe në mëngjes, ju lehtazi do të rregulloni glukozën në gjak dhe apetiti. Një gotë ujë me temperaturë të dhomës e përmirëson metabolizmin. Shmangni ngrënien pas orës 20:00 dhe do të rregulloni peshën. Veç këtyre, dieta me banane është mënyrë e mahnitshme për të hequr qafe celulitin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë rua

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda tek pacientët janë mushkëritë.

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.