Dieta mesdhetare mund t’ju ndalojë urinën e tepërt

22/05/2019 - 09:58

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat dhe karbohidratet. Megjithatë, shkenca tani ka gjetur një dietë që nuk e bën këtë: Dieta mesdhetare.

Një studim i ri, i botuar në revistën Obesity, ka zbuluar se një dietë mesdhetare, e cila bazohet në ushqime me bazë bimore, si barishte dhe perimet, drithërat, bishtajoret, arra dhe peshqit, mund t’i pengojë njerëzit të hanë më shumë se ata kanë nevojë.

Studimi mati efektet e konsumit afatgjatë të një diete perëndimore me atë mesdhetare gjatë një periudhe 38-mujore dhe zbuloi se ata në një dietë mesdhetare nuk zgjodhën të hanin të gjithë ushqimin në dispozicion për ta dhe mbajtën një peshë normale.

“Në një dietë perëndimore hëngrën shumë më tepër sesa kishin nevojë dhe morën peshë”, tha studiuesi kryesor, Carol A. Shively, profesor i patologjisë në Wake Forest School of Medicine.

Gjetjet japin provën e parë eksperimentale që një dietë mesdhetare është e mbrojtur nga rritja e konsumit, obezitetit dhe para diabetit në krahasim me një dietë perëndimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Imagjinoni një situatë të tillë: Keni një takim shumë të rëndësishëm për pak, por keni një dhimbje koke të tmerrshme.

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe paso

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien.

Gjendja shpirtërore ka lidhje të pashmangshme me ushqyerjen.

Bakteret “Gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe grykës mund të depërtojnë deri në tru.

Ndjehemi të lodhur, të zemëruar, të trishtuar dhe në një humor të keq dhe kjo na nxit të gjejmë ngushëllim në ushqim.

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re, e cila mund të shërbejë si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.

Pulsiviteti i enëve të gjakut në qafë, si ai arterial ashtu edhe venoz, janë një tregues themelor për identifikimin e njerëzve që mund të