Disa arsye pse nuk arrini të dobësoheni

03/07/2014 - 17:39

3 korrik 2014 - Për një kohë të gjatë përpiqeni për t’u dobësuar duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit si dhe bëni ushtrime rregullisht, por megjithatë prapë nuk keni rezultat. Ja disa nga arsyet e mundshme pse nuk mund të dobësoheni:

1. E teproni me ushqimin e shëndetshëm

Jeni në dietë dhe keni programin për ushqim të shëndetshëm, por ju prapë nuk i përmbaheni asaj dhe hani më tepër nga çduhet duke menduar se ushqimi i shëndetshëm nuk ju plotëson.

2. E tejkaloni mëngjesin

Siç e dini, ky është vakti ushqyes më i rëndësishëm gjatë ditës, i cili trupit tuaj i ofron energjinë e nevojshme dhe më së shpejti tretet nga vaktet e tjera. Nëse e tejkaloni mëngjesin, rrezikoni trupin tuaj për ngarkesë dhe tepricë të ushqimit kur metabolizmi juaj punon më ngadalë.

3. Nuk flini sa duhet

Nëse nuk flini sa duhet, kjo do t’ju bëjë edhe më të uritur nga ç’jeni në të vërtetë, sepse nuk keni energji të mjaftueshme dhe trupi përpiqet që ta kompensojë përmes ushqimit.

4. Hani më shumë ushqim me kalori të ulta

Sot, ndoshta ka shumë ushqime që përmbajnë përqindje të ulta të yndyrës, por megjithatë këto ushqime janë ende të larta me yndyrna të ngopura, të cilat nëse merren në sasi të pakufizuar, korrespondojnë si ushqime me vlera të larta kalorike.

5. Nuk bëni ushtrime rregullisht

Mendoni se puna juaj e cila kërkon udhëtime të shumta dhe lëvizje paraqet sasi të mjaftueshme të lëvizjeve në trupin tuaj…Por, trupit tuaj i duhet aktivitet i rregullt fizik, dy apo tri herë në javë.

6. Nuk pini mjaftueshëm ujë

Nëqoftëse pini mjaftueshëm ujë, do të jeni më të ngopur dhe do të hani më pak, ndërsa dehidratimi mund t’ju çojë deri në ngrënje të tepruar, më shumë se sa i nevojitet trupit tuaj.

7. Hani jashtë shtëpisë

Brenga e shumë të punësuarve është se rrallë herë hanë në shtëpi dhe nuk arrijnë që të përgatisin vetë ushqim në shtëpi. Kështu vakti juaj reduktohet shpesh në një porcion me ushqim të shpejtë ose brumëra (pasta), e cila shoqërohet me shtim të madh të kilogramëve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyr

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues s

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa masa, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapje

Përveç personave të moshuar, të sëmurët kronikë, dhe personat me imunitet të dobët, edhe astmatikët duhet që të bëjnë shumë kujdes dhe të

Gjithçka nis me shfaqjen e temperaturës së lartë. Kjo është simptoma kryesore e njerëzve të prekur nga koronavirusi.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, përbën vijën e parë efikase të mbrojtjes ndaj infektimit nga COVID-19.

Shkencëtarët në Australi kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit e lufton koronavirusin e ri.