Disa mënyra si të rinoni lëkurën tuaj pas të 40-tave

29/10/2019 - 21:31

Rrudhat e para fillojnë të shfaqen në moshën 25 vjeç, moshë ku procesi i regjenerimit ndalon. Fytyra është pjesa me delikate që preket nga rrudhat, kjo dukuri vërehet më së shumti në moshën 30 vjeçare, moshë kur rrudhat bëhen më evidente dhe të dukshme. Përtej trajtimeve shumë të kushtueshme dhe në disa raste pa ndonjë rezultat. Mjekët rekomandojnë metoda elementare për rigjenerimin e trupit dhe fytyrës suaj.

Pastrimi

Pastrimi me ujë të rrjedhshëm i lëkurës është çelësi kryesorë i rigjenerimit të saj. Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni fytyrën me ujë të bollshëm dhe të përdorni detergjent të posaçëm për tipin e lëkurës tuaj. Këtë bëjeni në mëngjes dhe në darkë , në mënyrë që të nxirrni nga lëkura juaj të gjithë papastërtitë e ditës.

Mbrohuni nga dielli

Pas moshës 40-50 vjeç lëkura fillon edhe bëhet më e ndjeshme ndaj diellit. Pas kësaj moshe do të vëreni re që do t’ju shtohen njolla bashkë me rrudha duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë. Rekomandohet që gjithnjë të përdorini krem mbrojtës kur të dilni jashtë të diell, edhe në periudhën e dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin të gjithë lëkurën e pambrojtur.

Hidratohuni

Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit. Mjekët këshillojnë që të pini rreth 8 gota ujë në ditë, kjo sasi do t’ju ndihmojë për të çliruar nga trupi juaj çdo toksinë të jashtme dhe çdo periudhë stresi. Një mënyrë tjetër e hidratimit është dhe ajo me anë të kremrave të ndryshme. Këshillohet të përdorni kremra të pasura me kolagjen dhe me vitaminë C për më shumë rezultat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë.

Gjatë stinës së dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, por edhe për bukurinë.

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër anemisë.

“Peku fisio center”, një ndër klinikat më moderne të hapur në pranverë të këtij viti, nën drejtimin e fizioterapistit du

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Bregut të Diellit në Australi ka zbuluar se tek të rinjtë, kryesisht midis moshës 18-30 vjeç, po zhv

Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milionë dollarë në vit për të zgjidhur problemet me kapsllëkun.

Pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi.

Gjatë ditëve të ftohta, thuajse të gjithë përballemi me dhimbje të fytit.