A duhet ngrënë banane me stomak bosh?

30/11/2018 - 08:37

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh bien në vesh të shurdhër, falë stilit kaotik të jetesës dhe jo vetëm.

Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kohë të ulen në tavolinë e të hanë mëngjes, ndaj mjaftohen me një banane.

Ky frut është padyshim mirëbërës për organizmin dhe i vjen në ndihmë zemrës dhe trupit.

Banania mirëmban tensionin e gjakut, lufton depresionin, konstipacionin, urthin dhe ulçerën.

Ky frut përmban hekur ndaj stimulon prodhimin e hemoglobinës.

Kur duhet ngrënë banania? 

Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot.

Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.

Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6.

Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:

Sipas të dhënave të AgroWeb.org niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.

Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur.

Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët.

Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes.

Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe magnezit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh.

Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.

Këshillat më të mira për konsumimin e bananes

AgroWeb.org ju sugjeron që bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme.

Ju mund të hani tërshërë me qumësht me banane, ose të kombinoni fruta pylli, banane, drithëra dhe kos./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rukola është një fabrikë me vlera ushqyese fantastike falë pranisë së kripërave minerale duke përfshirë magnezin, kalciumin, kaliumin dhe

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Presioni i punës mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe të parregullt të zemrës të quajtur fibrim atrial.

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në  organizmin e një individi.

Disa të porsalindur qëndrojnë 20 orë në gjumë, dhe disa të tjerë 14, duke bërë që kjo kohë të shkurtohet edhe më shumë me rritjen e fëmij

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe të ëmbël e të butë që ndry

E keni pyetur ndonjëherë veten përse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.

Një burrë ka përdorur një strategji mjaft efikase kur luajti lotari me numrat e tij fitues pasi mori një çmim prej 10 mijë dollarë për he

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Pas reklamës së re të pastës së dhëmbëve "Colgate" ku konsiderohet si produkti më i mirë për pastrimin e dhëmbëve, ka patur disa hulumtim