E keni vërë re se trupi juaj duket sikur funksionon pak më shpejt pasi keni pirë kafenë tuaj të mëngjesit?

Studimet kanë treguar se kafeina ju jep më shumë energji dhe ju bën më të vëmendshëm.

Por studimet e reja nuk kanë të bëjnë vetëm me vigjilencën.

Sipas një hulmutimi, dy filxhanë kafeje në ditë ju ndihmojnë që të humbisni peshë duke përshpejtuar metabolizmin tuaj.

Si funksionon?

Kafeina rrit normën metabolike të trupit, kështu që ju digjni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.

Një deri në 3 filxhanë kafe e zezë mund të rrisë metabolizmin tuaj mjaftueshëm sa për të djegur deri në 150 kalori në ditë, sipas një studimi nga Universiteti i King's College në Londër dhe kjo pa ndryshuar pjesën tjetër të regjimit tuaj ushqimor.

"Pirja e kafesë përpara se të filloni ushtrimet gjithashtu përmirëson nivelet e energjisë gjatë aktivitetit. Ju ndihmon që të ushtroheni për një kohë të gjatë duke djegur më shumë kalori", tha dietologia Linda Foster.

Pirja e një pijeje të nxehtë pas stërvitjes gjithashtu mund të jetë e dobishme.