Dy orë në natyrë bëjnë mirë për shëndetin

14/06/2019 - 18:10

Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien. Sipas një studimi të ri, kjo ndodh edhe nëse thjeshtë qëndron i ulur dhe shijon natyrën.

Shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në parqe, pyje apo plazh dhe kjo është e ditur, por kërkimi i ri, tregon se sa kohë duhet të qëndrosh në natyrë që të prodhohet efekti.

Nëse do të konfirmohet edhe nga kërkime të mëtejshme, dy orë në natyrë mund ti bashkohen pesë ditëve fruta dhe perime dhe 150 minutave ushtrime në javë, si këshillë zyrtare për një shëndet të mirë.

Përfundimi është bazuar në intervistat e 20 mijë personave në Britaninë e Madhe, për aktivitetin e tyre në një javë. Nga ata që kishin shpenzuar pak apo aspak kohë në natyrë, një e katërta raportoi shëndet të keq dhe thuajse gjysma tha se nuk ishin të kënaqur me formën e tyre. Në kontrast, vetëm një në shtatë nga ata që kishin kaluar të paktën dy orë në natyrë thanë se shëndeti i tyre nuk ishte i mirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket e pabesueshme, por në fakt ekzistojnë ushqime që mund t’ju shuajnë urinë e t’i shijoni pa shtuar kilogramë.

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.

Bajamet janë një nga produktet më të pasura me ushqyes për shëndetin e njeriut.

Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin.

Kosi është një ushqim fantastik që duhet konsumuar çdo ditë. Ai është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shën

Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar.

Mënyra e të fjeturit dhe sasia e nevojshme e orëve të gjumit ndryshojnë shumë nga meshkujt tek femrat.