E provuar nga shkenca! Përqafimi reagon si ilaçet në trupin e njeriut

22/04/2019 - 13:32

Një përqafim i thjeshtë mund të ketë efekte të thella psikologjike si:

1. Ul frikën nga vdekja

Shumë fakt interesant! Një kërkim i publikuar në revistën “Psychological Science” tregon se të përqafosh dhe thjesht të prekësh dikë, ul frikën nga vdekja, duke lehtësuar kështu frikërat njerëzore të ekzistencës. Prekja në vetvete është një mekanizëm aq i fuqishëm sa, edhe objektet që stimulojnë prekjen e një personi tjetër mund të ndihmojnë edhe në rrënjosjen tek njerëzit të sensit domethënës të ekzistencës.

2. Përqafimi ul rrahjet e shpeshta të zemrës

Një eksperiment i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut në  Chapel Hill tregoi se pjesmarrësit të cilët nuk kishin kontakt me partnerët e tyre, patën rritje të frekuencës kardiake në 10 rrahje për minut, më shpejt, krahasuar me rrahjet kardiake të atyre që kishin kontakt.

3. Fëmijët që janë përqafuar më shpesh gjatë vegjëlisë, kanë më pak stress kur rriten

Nëse do të ndihmosh të ardhmen, përqafo një fëmijë! Një studim i kryer nga Universiteti Emory tregon se tek minjtë, prekja dhe lehtësimi i stresit ishin të lidhura bashkë, sidomos në nisje të jetës. Studimi tregoi se e njëjta gjë vlen edhe për qeniet njerëzore, duke vënë re se fëmijët u sollën më mirë ndaj stresit kur u rritën, në rastet kur ishin përqafuar dhe argëtuar më shumë në vegjëli.

4. Përmirësim i sistemit imunitar

Një kërkim i ri tregon se hormonet që çlirohen nga përaqafimi janë ata që quhen imuno rregullatorë.  Këta hormone kanë një impact të thellë mbi funksionimin e sistemit tonë imunitar. Kjo korrespondon edhe me natyrën relaksuese të përqafimeve.

Nëse do një sistem imunitar më të fortë, përqafo sa më shumë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq.

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat d

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë.

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.