E thotë shkenca, shafrani i Indisë qetëson dhimbjet e migrenës

Postuar: 11/04/2018 - 13:51

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën. Kjo erz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës.

Kjo erz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkimina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena.

Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.

“Bazuar tek vetitë antiinflamatore, mund të thuhet se shafrani i Indisë mund të parandalojë migrenën. Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore”, thotë ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Shkencëtarët kanë përpiluar të dhëna nga një mostër popullsie prej rreth 120,000 njerëz mbi 30 vjet, për rolin e arrës në organizëm.

   Nuk ka gjë më të keqe se sa të përpiqesh të flesh dhe të mos ia dalësh pasi ndiheni të stresuar.

   Humbja e peshës është sfidë e madhe për shumëkënd.

   Të ndihemi mirë tek shihemi në pasqyrë është një ndjenjë e përbashkët për të gjithë njerëzit.

   Problemet me prostatën shfaqen në moshën e vonshme dhe me to ballafaqohet një numër i madh meshkujsh.

   Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Lentet e kontaktit mund t’ju shkaktojnë verbëri për shkak të një infeksioni të rrallë.

   Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjum

   Kjo pije ka aftësinë për t’i kthyer flokët e thinjura në ngjyrën e tyre natyrale falë përbërësve të fuqishëm të cilët kanë përfitime t

Të kesh një bark të rrafshtë dhe forma trupore ideale këkron padyshim shumë kohë në palestër, një regjim ushqimor shumë të rreptë dhe mbi