30/03/2015 - 10:32
30 mars 2015 - Shpeshherë ngrihet pyetja se si të kuptojmë që vezët që hamë janë plotësisht të shëndetshme. Përgjigjen e kësaj pyetjeje na e jep tonaliteti i të verdhës së vezës, që në fakt tregon shumë për shëndetin e pulës që e ka bërë. Pjesa me e madhe e vezëve në treg, kanë një të verdhë të çelët, që do të thotë se pulat janë ushqyer me produkte jo fort të shëndetshme.
Sipas mjekes Hilary Shallo Thesmar, drejtuese e programit të sigurisë së ushqimit, ngjyra më e shëndetshme dhe e dëshirueshme është veza me ngjyrë portokalli të errët. Pulat që ushqehen kryesisht në natyrë apo me produkte të shëndetshme, kanë mundësinë që të prodhojnë vezë me pigment të fortë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/