Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Efektet anësore më të zakonshme pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19

18/04/2021 - 16:37

Miliona amerikanë po vaksinohen çdo ditë për t'u mbrojtur nga Covid-19, disa janë ankuar për ethe, të dridhura dhe sëmundje të tjera të lehta që nuk i prisnin.

Mos u frikësoni, thonë mjekët. Efektet anësore mund të jenë provë se sistemi i juaj imunitar po funksionon ashtu siç është dashur. 

Më poshtë janë disa nga efektet anësore më të zakonshme nga vaksinat kundër coronavirusit, raporton CNN.

Cilat janë efektet anësore më të zakonshme?

“Gjërat që ne po i shohim janë dhimbje krahu, dhimbje trupi, nganjëherë lodhje, nganjëherë edhe ethe të ulët”, tha Peter Hotez, një vaksinolog dhe dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në “Baylor College of Medicine”.

Pasi mori dozën e tij të dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech, ai tha se kishte të dridhura për disa orë.

“Dhe ne e dimë pse ndodh kjo – sepse vaksina është shumë e fuqishme në nxitjen e një përgjigje imune. Kjo është një nga arsyet pse po marrim nivele kaq të larta mbrojtjeje (kundër COVID-19)”, shtoi ai.

"Efektet e tjera anësore mund të përfshijnë dhimbje, skuqje ose ënjtje në vendin e injeksionit dhe ndoshta dhimbje koke ose të përziera", tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, (CDC).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj.

Simptomat pas vaksinës, sipas komunitetit shkencor, janë një shenjë e mirë, pasi kjo do të thotë se trupi po krijon imunitet.

Me ndryshimin e stinës, lëkura është mjaft e ekspozuar ndaj rrezeve diellore të cilat sa vijnë e bëhen më intensive, ndaj kërkon një kujd

Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe dia

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit raporton se të rriturit kanë më shumë mundësi të shfaqin efekte të lehta anësore pas përzierj

Një studim italian ka verifikuar që maskat kirurgjikale nuk krijojnë probleme të frymëmarrjes edhe për fëmijët e vegjël.

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.