Vendosja e maskës në fytyrë është një nga masat më të domosdoshme që mund të pengojnë përhapjen e pandemisë. Në shumë vende të botës, maskat janë bërë të detyrueshme, sidomos në ambiente brenda dhe të populluara.

Përdorimi i tyre po na sjellin shumë shqetësime, sidomos që tani ndodhemi në stinën e verës dhe temperaturat e larta janë të padurueshme, por nga frika njerëzit janë detyruar t’i mbajnë ato si në ambientet e mbyllura dhe në ato të hapura.

Ekspertët e CDC në Amerikë, kanë përmendur tre kategoritë e njerëzve që nuk duhet ta mbajnë maskën dhe nuk do ndëshkohen nga shteti.

-Nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se dy vjeç;

-Nuk duhet të vendoset te persona që kanë mungesë oksigjeni;

-Nuk mund të vendoset te persona që janë të pavetëdijshëm apo me aftësi të kufizuara.

Një problem i madh është se shumë njerëz që nuk duan të vendosin maskë, justifikohen se kanë probleme me frymëmarrjen, kështu ata mund të jenë nxitës së përhapjes së virusit.

Ekspertët kanë përmendur edhe njerëzit që janë asmatikë. Sipas tyre, shumica e asmatikëve mund të vendosin maskë pa problem, por nuk duhet ta mbajnë me orë ta gjata.

Kurse njerëzit që kanë sëmundje kronike pulemonare si për shembull bronkiti dhe emfizama e kanë 100-fish më të nevojshme mbajtjen e maskës, pasi kanë rrezik më të lartë të ndërrojnë jetë nëse infetohen.

Dikush që nuk e mban dot maskën, le të qëndrojë brenda në shtëpi.