Erëzat kuruese

30/01/2015 - 12:11

  • Burimet e lashta dhe të reja, librat e mjekësisë dhe botanikës përmendin erëzat si ilaçe të rëndësishme për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Përdoren për të prodhuar vajra, ilaçe,afrodiziakë, por gjithashtu edhe në ritualet e ndryshme të të gjithë popujve. Romakët e lashtë vlerësuan si vetitë e tyre shëruese, ashtu dhe shijet e tyre të shkëlqyera.

 30 janar 2015 -  Gjatë mesjetës, ashtu si dhe në Greqinë e lashtë, mirëqenia trupore dhe të ushqyerit e rregullt ishin të lidhura pazgjidhshmërisht. Erëzat atëherë “konsideroheshin sa joshëse, aq dhe të shëndetshme.” Dallimi në mes një tregtari erëzash dhe një farmacisti ishte nga i paqartë deri në mos ekzistues.

Në shekujt 16 dhe 17 shembull tipik ishte besimi i mjekëve britanikë mbi vetitë e mrekullueshme të arrëmyshkut, të cilët besonin se ishte një lloj bari çudibërës në gjendje për të kuruar edhe murtajën e tmerrshme. Kjo është parë si zgjidhja e pothuajse çdo sëmundjeje, por edhe si një nxitës i fuqishëm seksual.

Pothuajse të gjitha erëzat janë burime të mëdha të antioksidantëve, që na mbrojnë nga plakja, por edhe nga sëmundje të ndryshme si diabeti dhe për të forcuar sistemin tonë imunitar kombinuar me një ushqim të ekuilibruar. Shumë prej tyre kanë veprim antiinflamator dhe qetësues. Disa të lehtësojnë tretjen, ndërsa të tjera janë konsideruar si afrodisiak. Janë antimikrobikë të shkëlqyer dhe shfarosin mikroorganizmat patogjenë.

Çdo erëzë përmban një pasuri vitaminash, mineralesh,mikroelementësh e të tjera të dobishme për trupin tonë dhe janë të “ngarkuara” me një shumëllojshmëri vetish, nganjëherë të provuara e nganjëherë të pakonfirmuara shkencërisht, por dhe pa kalori. Megjithatë duhet të kemi kujdes me sasinë e përdorur të erëzave. Sasia e vogël është e mjaftueshme.

Duhet të theksohet se mjekësia tradicionale e popujve, të tilla si Ayurveda dhe mjekësia kineze, shënojnë numër të mahnitshëm vetish terapeutike për një shumëllojshmëri erëzash dhe barnash.

Megjithëse, jemi përpjekur për të identifikuar cilat bimë i përkasin erëzave, është vështirë për të caktuar pikërisht pikën që ndan erëzat nga bimët dhe barërat, meqë përdorimi i të gjitha këtyre kalon përtej kufijve të shijenjohjes dhe prek terapinë e vërtetë përmes traditës së vet natyrës që na jep bujarisht. Megjithatë ne do të përpiqemi, që të përmendim disa prej tyre dhe disa prej vetive më të rëndësishme, të dobishme, të njohura deri tani nga ne.

Piperi                                                                                                                              

Ai konsiderohet “mbreti” i erëzave. Tekstet indiane i referohen 3000 vjet më parë, ndërsa Egjiptasit e përdornin atë në përzierjet e erëzave për balsamim. Të pasura me antioksidantë, në sajë të substancës “djegëse” kapsaikinë, lehtëson dhimbjet muskulore dhe dhimbjet paskirurgjikale, pasi bllokon lidhjet kimike që bartin mesazhin e dhimbjes në tru. Ka veprim antibakterial, ndihmon në kollë, të dridhurat, bronkitin, alergjitë dhe lufton viruset e dimrit. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon depresionin. Hulumtimi i botuar në «American Journal of Clinical Nutrition», thotë se piperi ndihmon në humbjen e peshës.Piperi ose peperi ka komponentin piperinë, i cili sipas hulumtimit nga ana e Universitetit të Miçiganit, ka efekt parandalues për kancerin e gjirit. Karakteristika kryesore e piperit të zi është aftësia për të irrituar disa sythe shijeje, që urdhërojnë stomakun të clirojë acid klorhidrik, duke përgatitur fillimin e procesit të tretjes. Si rezultat i kësaj, ushqimi ndahet më shpejt pa lënë hapësirë për zhvillimin e mikroorganizmave, që çojnë në fryrje të rënda, kapsllëk madje edhe diarre.

Speci i kuq

Ai vjen nga varietet e specave djegës dhe shija pikante i kushtohet lëndës kapsaikinë. Piperi i kuq është një burim i shkëlqyer i beta-karotenës,që është një formë e vitaminës A, e cila i jep veti antioksiduese, gjithashtu dhe vitaminës C, e cila është e përshtatëshme për trajtimin e ftohjeve, keqtretjes, etheve dhe gripit. Marrja e mjaftueshme e tij është e lidhur me reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë ka veprim antinflamator dhe vitamina, të cilat mbrojnë qelizat kundër veprimit shkatërrues të rrënjëve të lira. Mekanizmi mbrojtës përfshin zvogëlimin e oksidimit të kolesterolit, duke zvogëluar kështu efektet e dëmshme tek enët e gjakut. Speci i kuq si dhe specat e tjerë djegës kanë efekte antithrombotike, nxitëse, tretëse, tonike dhe veti dezinfektuese, ndërsa njëkohësisht veprojnë si qetësues natyrorë dhe kontrollues të nivelit të sheqerit në gjak.
Meksikanët përherë kanë zakonë të pijnë të nxehta me spec të kuq për ftohjet, ethet dhe keqtretjet.
Gabimisht, speci i kuq ka famën e rritjes së rrezikut të ulçerës peptike. Përkundrazi, pakëson duke neutralizuar bakteret përgjegjëse për shkaktimin e ulcerave peptike. Ai gjithashtu stimulon mukozën e stomakut të çlirojë lëngjet mbrojtëse, që pengojnë krijimin e ulçerës. Megjithatë, në rastet e individëve me historik të ulçerës peptike, konsumi i tij duhet të bëhet me kujdes. Një studim mjaft interesant ka treguar se konsumimi i specit djegës mund të reduktojë rrezikun e kancerit të prostatës nëpërmjet një serie të efekteve mbrojtëse në këto qeliza.

Rigoni ose origani

Vendoset në krye të “gatimit mesdhetar”, është barishte aromatike që mund të përdoret e freskët apo e thatë. Konsiderohet si një barishte prehistorike e zbuluar në monumentet paleolontike në Greqinë e lashtë, ku adhurohej si një simbol i gëzimit dhe i lumturisë, meqënëse zbukuronte edhe kurorat në ceremonitë martesore. Por edhe helenët e lashtë e pinin çajin e rigonit për të kuruar spazmat e barkut dhe për diarret.
E gjejmë në zonat kodrinore dhe malore të vendit dhe pothuajse në çdo sallatë. Rigoni ka një veprim antioksidant shumë të veçantë e të fuqishëm dhe është një prej bimëve më të freskëta. Falë thimolës dhe karvakolës përbërëse, vepron si një “mburojë” kundër viruseve dhe bakterieve, duke parandaluar veprimin e mikroorganizmave në ruajtjen tonë nga sëmundjet e ndryshme. Aktiviteti i njohur antioksidant është më i fortë se antioksidantët artificial BHA dhe BHT,që përdoren nga industria për mishin e paketuar.
Rigoni është një ilaç i mirë për infeksionet e lëkurës, për papërkulshmërinë e muskujve dhe kyceve, por edhe për ata me sistemin e dobët të frymëmarrjes. Rigoni është i njohur për burimin e beta-karotenës dhe hekurit.
Kjo lehtëson tretjen dhe lufton kapsllëkun. Tonik dhe mik i mirë për mushkëritë, ndihmon në bronkitin kronik. Ajo ka veti stimuluese dhe ndihmon njerëzit, që vuajnë nga lodhja.
Vaji esencial është tonik, ngërçlargues, stomakshërues, kollëheqës, gëlbazëndalues dhe përdoret në fërkimin e lëkurës dhe banjot qetësuese e tonike.
Së fundi, ndoshta përbën shoqëruesin ideal për mishin e pjekur në skarë, meqënëse fibrat bimore të tij ulin kolesterolin dhe trigliceridet në gjak e në këtë mënyrë balancojnë dëmet e mundëshme nga ngrënia e mishit. Pak veta dinë për aktivitetin antikanceroz të rigonit. Mishi nga natyra përmban nitrate, që në kombinim me aminat e stomakut krijojnë nitrosaminat, lëndë kancerogjene. Rigoni në mish, përveç shijes që jep, ndihmon për të parandaluar zhvillimin e nitrosaminave.

Kanella                                                                                                                                                                                                  

Kanella përbëhet nga tri vajra thelbësore që kanë aktivitet të fortë antimikrobial. Eshtë vërtetuar se disa pika vaji të kanellës janë të mjaftueshme për të bllokuar veprimin e mikroorganizmave Bacilus dhe Candida. Gjithashtu, vaji cinnamaldehyde ndihmon në ruajtjen e trupit nga sëmundjet kardiovaskulare duke parandaluar grumbullimin e trombociteve dhe reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak.
Kanella është një burim i shkëlqyer i manganit dhe hekurit. Kur kombinohet me mollë dhe portokall përmbajtja e vitaminës C tek frutat shërben për shtimin e thithjes së hekurit nga trupi.

Karafili

Përdorimi prej nesh shkon prapa në kohë, pasi arkeologët zbuluan karafil në një enë në Siri që daton rreth 1700 ParaK.!
Karafili përmban sasi të larta mangani, kalcium, magnez, vitaminë C, acide yndyrore omega-3 dhe është një burim shumë i mirë i fijeve dietetike. Edhe pse secili prej këtyre elementeve ka rolin e vet në sistemin imunitar, përbërësi më i dobishëm është vaji i karafilit, i cili përmban një substancë anti-inflamatore të quajtur evgenoli. Përdoret gjerësisht si një dezinfektues nga dentistët për lehtësimin e pacientit nga dhimbjet.
Ai është gjithashtu antispasmodic, ndihmon në fryrjet e barkut, stimulon funksionin mendor dhe përdoret për trajtimin e puçrrave të fytyrës, herpesit dhe ka si kanella cilësi antiplakje. Ky është një nga përbërësit më të përdorur në procesin e balsamimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.