A është e mundur të sëmureni nga gripi më shumë se një herë përgjatë një sezoni?

Postuar: 09/02/2018 - 12:46

Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për të shmangur gripin. Aktiviteti i gripit rritet nga Dhjetori deri në Shkurt, me raste të rralla edhe nga Nëntori dhe deri në Mars. Pra, nëse e keni kaluar gripin për këtë sezon mund të ndiheni sikur të paktën jeni jashtë rrezikut.

Megjithatë shpesh nuk funksionon në këtë mënyrë. Gjatë këtyre muajve të një gripi të përhapur masivisht, mund të sëmureni nga gripi për herë të dytë.

Kjo për shkak se ka katër lloje të ndryshme të gripit: A, B, C dhe D. Gripi A dhe gripi B shkaktojnë epidemitë sezonale që prekin njerëzit në vjeshtë dhe dimër dhe ata janë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kur sëmureni nga një lloj i virusit të gripit, trupi juaj zhvillon një përgjigje imune që do t’ju mbrojë nga marrja e infektuar me të njëjtin grip. “Mundësia juaj për të marrë përsëri gripin e njëjtë përsëri është më e ulët”. shpjegon Denise Pate, MD, mjeke në Zyrat Mjekësore të Manhatanit. “Megjithatë, mund të infektoheni me një lloj tjetër të bakteres dhe antitrupat që keni formuar nga periudha e parë nuk po ofrojnë mbrojtje”.

Lajmi i mirë është që nëse keni kaluar një lloji gripi kjo nuk ju bën më të ndjeshëm ndaj lloje të tjerë. /tvklan.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

   Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjidhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni

   Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë.