Fjetja me televizorin ndezur ju bën obezë

16/06/2019 - 09:30

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi të botuar në revistën ‘’JAMA Internal Medicine’’, sipas të cilit, gratë që lënë një dritë artificiale të ndezur gjatë natës kanë një probabilitet më të madh për t’u bërë obeze.

Për këtë studim u ekzaminuan 44 000 gra të shëndosha të moshës nga 35 deri në 74 vjeç.

Shumë prej tyre, rreth 17 000 flinin me një dritëz të vogël dhome si ajo e një ore alarmi, ndërsa mbi 13 000 lanë dritë ndezur jashtë dhomës, ndërkohë që rreth 5 000 flinin me një televizor ose monitor të ndezur në dhomën e gjumit.

Në fillim të studimit, pjesëmarrëset ishin në shumë raste mbipeshë, por ende jo obeze, dhe asnjë nuk ka punuar me turne, të cilat mund të ndërpresin ciklet e gjumit.

Pas pothuajse gjashtë viteve monitorim, ato që flinin me një televizor ose një dritë në dhomë treguan se kishin 22% më shumë shanse për të qenë mbipeshë dhe 33% kanë më shumë gjasa të jenë obeze se sa ato që flinin në errësirë.

“Largimi i të gjitha dritave në kohën e gjumit mund të zvogëlojë shanset e grave për t’u bërë obeze”, theksoi Yong-Moon Park, një studiues i Institutit Kombëtar të Shëndetit në Karolinën e Veriut, SHBA./ATA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga pamjet më të shpeshta që shohim kur shpërthen një epidemi virusesh është ajo e njerëzve që mbajnë maska kirurgjikale.

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve

Sipas një studimi shkencor të botuar në Journal of Nutrition, konsumi i përditshëm i bajameve ndihmon në rënien në peshë, veçanërisht në

Gështenjat janë një frut unik i specieve Castanea të pemëve të qumeshtit.

Një teknikë të re kirurgjikale që e bën më të lehtë transplantimin e organeve.

Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse.

Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup, dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka që rrjedh.

Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera.

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar.