Fruti që kuron shumë sëmundje

20/06/2014 - 10:03

20 qershor 2014 - Shpesh dietologët këshillojnë që të konsumojmë në masë fruta dhe perime. Do të ndalemi tek një frut i cili dallon për nga vetitë kuruese. Bëhet fjalë për pjeshkën, e cila numëron një sërë vetish të dobishme për shëndetin tonë.

Këtij fruti mund t’i shfrytëzojmë gjethet, lulet, frutat dhe farat. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, pasi përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregatitjen e kurave.

Pjeshka ka vlera të larta ushqyese e kuruese, përmban rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.

Të gjitha gratë shtatzëna duhet të konsumojnë shumë këtë frut, pasi ndikon drejtëpërdrejt në shëndetin e fëmijës. Sipas mjekëve, pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, pasi krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës.

Lista me vetitë përfituese nuk përfundon këtu, pasi duhet të dimë se lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe komoroideve. Në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve, që janë acaruar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup, dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka që rrjedh.

Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera.

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar.

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare.

Lënia e shisheve të ujit në makinën tuaj, sidomos gjatë verës, është një ide e keqe, sepse kimikatet nga plastika mund të rrjedhin në uji

Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat.

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin.