Gërhitja dëmton shëndetin mendor dhe fizik, ja pse

22/11/2019 - 15:20

Fjetja pranë një personi që gërhet mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik, sipas një studimi të kryer së fundmi.

Shoqata britanike "Snoring & Sleep Apnoea" zbuloi se nëse partneri gërhet gjatë natës atëherë gjumi juaj nuk do të jetë i rehatshëm. Një gjumë i keq rrit rrezikun për t’u prekur nga ankthi, depresioni, goditjet në tru, por edhe mund të rritë shanset për mbipeshë.

Gërhitja e partnerit gjatë natës mund të shkaktojë shqetësim të madh tek ju, dhe kjo mund të shoqërohet me humbjen e aftësisë së metabolizmit për të funksionuar normalisht, duke sjellë çrregullime dhe madje edhe probleme me kujtesën.

Një gjumë jo i qetë, mund të shoqërohet edhe me mungesë përqëndrimi në punë dhe uljen e produktivitetit. Ekspertët në “Kolegjin Imperial të Shkencave “ në Londër gjithashtu zbuluan se gërhitja shkakton probleme edhe tek vetë individi, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshëm që mund të hani, e mbushur me proteina, fibra, vitamina A, B6 dhe C, kalium, mangan, magnez

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Meqë po flasim për ushqimet, ka shumë prej tyre që luftojnë dëmtimin e qelizave, mund të ulin inflamacionin dhe lehtësojnë përdorimin e i

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.